EKIPI I UNITETIT U TAKUA ME PËRFAQËSUESIN SPECIAL TË SEKRETARIT TË OKB-SË, Z. RUCKER

Prishtinë, 26 korrik 2007 – Ekipi i Unitetit dhe shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, kanë marrë qëndrim që zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë të mbahet gjatë muajit nëntor të këtij viti, ndërkohë që janë pajtuar që në rast se procesi zgjedhor bëhet pengesë për statusin, atëherë do të rishqyrtohet kjo marrëveshje.
PRESIDENTI SEJDIU PRITI ZËVËNDESKOMANDANTIN E KFOR-IT, GJENERAL BERNARDINI.

Prishtinë, 26 korrik 2007 – Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim lamtumirës Gjeneralin Bernardini, zëvendës Komandant i KFOR-it. Gjenerali Bernardini falënderoi Presidentin Sejdiu për gjithë përkrahjen që ia ka dhënë atij dhe KFOR-it italian në përgjithësi. “Ju gjithnjë keni çmuar punën tonë, keni shfaqur një konsideratë të lartë për atë që kemi bërë dhe për këtë ju falenderoj sinqerisht” theksoi Bernardini. Ai tha se ia ka dedikuar këtë vit të jetës së tij punës për të mirën e Kosovës dhe të gjithë ushtarët e KFOR-it italian edhe pse janë të lumtur që kthehen në shtëpi gjithnjë do ta mbajnë në zemër një pjesë të vendit ku kanë punuar.“Mesazhi që unë do t’ia bartë autoriteteve italiane është se populli dhe lidershipi kosovar meritojnë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë për vendin e tyre”, tha Gjenerali Bernardini duke përfunduar se nga Kosova po largohet me përshtypjet më të mira. Presidenti Sejdiu, duke falenderuar Gjeneralin Bernardini për punën e sinqertë dhe përkushtimin e tij për Kosovën dhe popullin e saj, tha se ishte kënaqësi e veçantë të bashkëpunonte me Gjeneralin dhe gjithë pjesëtarët e KFOR-it italian të cilët kanë ndërtuar një strategji të jashtëzakonshme për një jetë më të mirë dhe të integruar të qytetarëve të Kosovës. “Me Italinë kemi miqësi të përhershme dhe historike e cila do të vazhdojë” theksoi Presidenti Sejdiu duke shtuar se shpresojmë që procesi i pavarësimit të Kosovës do të përfundojë sa më shpejtë, edhe me mbështetjen e Italisë. “Zgjidhja e statusit të Kosovës do të thotë stabilitet, për të cilin edhe ju keni investuar shumë. Kosova do të vazhdojë me prezencën e trupave të KFOR-it dhe do të ndërtohet një forcë e sigurisë e cila në të ardhmen do të jetë partnere e NATO-s” përfundoi Presidenti Sejdiu.
PRESIDENTI SEJDIU U TAKUA ME Z. TORBJON SOHLSTROM

Prishtinë, 26 korrik 2007 – Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës z. Torbjon Sohlstrom i dërguar i posaçëm i z.Solana për Kosovë, dhe përfaqësuesin e ri, z.Jonas Jonsson. Presidenti Sejdiu e cilësoi bashkëpunimin me z. Sohlstrom si jashtëzakonisht të mirë, dhe e vlerësoi angazhimin e tij, të konkretizuar, të drejtpërdrejt, dhe shumë produktiv.Presidenti Sejdiu më tej tha se ”Z. Sohlstrom në mënyrën më të denjë është angazhuar për projektin tonë, dhe shprehu bindjen se do ta kemi një misionar të mirë edhe në të ardhmen pavarësisht se ku do të gjendet”.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu shfaqi shpresën se edhe përfaqësuesi i ri i z. Solana, z. Jonsson, do të jetë në plotëni në qasjen që kishte edhe z. Solstrom në Kosovë, duke i ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm të tij dhe të institucioneve tjera të Kosovës.Ndërkaq, z. Solstrom pasi që falënderoj Presidentin Sejdiu për bashkëpunimin e ofruar, vlerësoi se Kosova ka shënuar progres në përgatitjen e bazës ligjore, në harmoni me legjislacionin e BE-së, dhe shprehu besimin se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk do të vonojë shumë.Përfaqësuesi i ri i Solanës në Kosovë, Jonas Jonsson, premtoi bashkëpunim me institucionet e Kosovës për përmbylljen e procesit të statusit të Kosovës. Ai tha se do të vazhdojë punën e z. Solstrom, në përgatitjet për misionin e ri civil, ku Bashkimi Evropian do ta ketë rolin kryesor në administrimin e ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë.
EKIPI I UNITETIT U KTHYE NGA VIZITA NË SHBA

Prishtinë, 25 korrik 2007 ? Ekipi i Unitetit u kthye nga vizita në ShBA ku qëndroi me ftesë të Sekretares Amerikane të Shtetit, znj. Condoleezza Rice
EKIPI I UNITETIT U TAKUA ME SEKRETAREN AMERIKANE TË SHTETIT, ZNJ CONDOLEEZZA RICE

Washington, 23 korrik 2007 – Ekipi i Unitetit, i drejtuar nga Presidenti i Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu, në takimin me sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Condoleezza Rice, ka kërkuar qartësi për vazhdimin e procesit të statusit, pas dështimit të miratimit të Projektrezolutës për Kosovën në KS të OKB së.
BE e gatshme të instalojë misionin e saj në Kosovë.

Prishtinë, 19 korrik 2007- Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti ambasadorin Antonio Tanger Correa, i dërguar special i Portugalisë për Ballkanin Perëndimor. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të Portugalisë për kryesimin e Bashkimit Evropian në gjashtë muajt e ardhshëm.Presidenti Sejdiu pas takimit me ambasadorin Correa theksoi:”Nga takimi me ministrin e Jashtëm Portugez në Bruksel dhe nga takimi i sotëm, shohim një qasje pragmatike se çfarë mund të bëjë Portugalia në udhëheqje të Bashkimit Evropian për procesin e Kosovës.Sipas Presidentit të vendit, është me rëndësi, që Portugalia si një anëtare e rëndësishme e Bashkimit Evropian dhe mbështetëse e fuqishme e projektit të Presidentit Ahtisaari, do të vazhdojë edhe në Presidencën e saj të BE-së, të ketë të njëjtin përkushtim, në mënyrë që çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës të shkojë sa më shpejt.Në rast të mosmiratimit të Rezolutës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori Correa deklaroi,”Kosovarët nuk duhet të dekurajohen, sepse, Bashkimi Evropian ka rrugë të tjera që të arrihet deri tek zgjidhja dhe procesi të mos bllokohet”dhe vijoi,“Ne shumë shpejt do ti adoptojmë ato zgjidhje, këtë do ta bëjmë në bashkëpunim edhe me Grupin e Kontaktit. Unë kisha kërkuar vetëm edhe pak durim, sepse ju duhet të jeni të sigurt se përkushtimi ynë për zgjidhjen e statusit të Kosovës është i plotë”.Në fund, ambasadori Correa theksoi: “Të hënën, ministrat e BE-së do të diskutojnë në Bruksel për çështjen e Kosovës dhe nga ato diskutime do të kemi ide të qarta si të ecim përpara.”BE-ja është e gatshme të instalojë misionin e saj në Kosovë, sipas planit të Ahtisaarit, prandaj zgjidhja nuk mund të vonohet shumë gjatë”, theksoi ai.
EKIPI I UNITETIT MBAJTI TAKIMIN E RADHËS

Prishtinë, 18 korrik 2007- Në takimin e sotëm të Ekipit të Unitetit u diskutua për përgatitjet para takimit me Sekretaren amerikane të Shtetit zj.Condoleezza Rice si dhe Ã?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ështje të tjera siÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ janë: hartimi i Kushtetutës dhe procesi zgjedhor.
PRESIDENTI SEJDIU PRITI NJË DELEGACION NGA LUGINA E PRESHEVËS

Prishtinë, 17 korrik 2007 ? Presidenti Sejdiu priti një delegacionin të tri komunave të Luginës së Preshevës, të përbërë nga z. Riza Halimi, z. Ragmi Mustafa dhe z. Januz Musliu.
SEJDIU: KOSOVA DO TË PAVARËSOHET EDHE ME VENDIMIN E INSTITUCIONEVE TË SAJ

Prishtinë, 17 korrik 2007 – ?Besoj në mbështetjen e fuqishme që ShBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian
Presidenti Sejdiu priti z. Ranjik Nayak, drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë.

Pavarësia e Kosovës nuk mund të ndalet, as vullneti i vendeve për ta përkrahur atë?, theksoi Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë, z. Ranjik Nayak. Pasi e çmoi lart angazhimin e Bankës Botërore në Kosovë, Presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar do ta ndihmojë Kosovën me projekte konkrete edhe në të ardhmen.Ndërkaq, z. Nayak, tha se prioritet i Bankës Botërore në Kosovë sivjet është edukimi. “Do të investojmë në arsim në të gjitha nivelet dhe në mënyrë sistematike”, tha z. Nayak, duke e njoftuar Presidentin se në vitin e ardhshëm prioritet i kësaj banke do të jetë investimi në agrikulturë.Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Bankën Botërore, si dhe për vazhdimin e projekteve të ndryshme në fusha të caktuara, siç janë projektet zhvillimore, shëndetësia etj. Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan që është shumë e nevojshme një konferencë donatorësh për Kosovën, madje në afat sa më të shpejtë.