presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shpallje

Thirrje publike

THIRRJA ËSHTË E HAPUR PËR DY PËRFAQËSUES NGA GRUPI I EKSPERTËVE TË JASHTËM, NJËRI NGA TË CILËT PËRFAQËSUES I OJQ-ve                                                                                                                           

Bazuar në thirrjen publike për projekt propozime “Thirrja publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve/programeve për persona fizik dhe OJQ”, të publikuar nga Zyra e Presidentes, më datë 26.09.2023, në përputhje me nenin 8 (3.2) të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë pjesëtarët e organizatave jo qeveritare/shoqërisë civile si dhe ekspertët e pavarur, me përvojë për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

  • përfaqësues i Organizatave Jo Qeveritare/Shoqërisë Civile;
  • ekspert/njohës i fushës përkatëse.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • të punësuarit në Organizatat Jo Qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  • ekspertë të jashtëm/njohës të fushave përkatëse me të paktën pesë (5) vite përvojë pune në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, ose fusha të ngjashme.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • duhet të kenë të paktën nivelin e studimeve themelore universitare – Bachelor;
  • duhet të kenë përvojë pune relevante;
  • nuk duhet të jenë të emëruar politik, nëpunës civilë ose në pozita të ngjashme në administratën publike.

Aplikantët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • një CV;
  • dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • përfaqësuesi nga OJQ-të duhet të dorëzojë dëshminë për përvojën e punës në OJQ, së paku shtatë (7) vite.

Përfaqësuesit e lartpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit Vlerësues për vlerësimin e  projekt-propozimeve për mbështetje financiare të pranuara nga OJQ-të sipas thirrjes publike të datës 26.09.2023.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: subvencione.zprk@president-ksgov.net deri me datën 06.10.2023 dhe të shkruhet në subjekt pozita për anëtar të komisionit për të cilën aplikoni.

Dokumente

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.