THIRRJA ËSHTË E HAPUR PËR DY PËRFAQËSUES NGA GRUPI I EKSPERTËVE TË JASHTËM, NJËRI NGA TË CILËT PËRFAQËSUES I OJQ-ve
Bazuar në thirrjen publike për projekt propozime “Thirrja publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve/programeve për persona fizik dhe OJQ”, të publikuar nga Zyra e Presidentes, më datë 26.09.2023, në përputhje me nenin 8 (3.2) të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë pjesëtarët e organizatave jo qeveritare/shoqërisë civile si dhe ekspertët e pavarur, me përvojë për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:
- përfaqësues i Organizatave Jo Qeveritare/Shoqërisë Civile;
- ekspert/njohës i fushës përkatëse.
Të drejtë aplikimi kanë:
- të punësuarit në Organizatat Jo Qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
- ekspertë të jashtëm/njohës të fushave përkatëse me të paktën pesë (5) vite përvojë pune në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, ose fusha të ngjashme.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- duhet të kenë të paktën nivelin e studimeve themelore universitare – Bachelor;
- duhet të kenë përvojë pune relevante;
- nuk duhet të jenë të emëruar politik, nëpunës civilë ose në pozita të ngjashme në administratën publike.
Aplikantët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- një CV;
- dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
- përfaqësuesi nga OJQ-të duhet të dorëzojë dëshminë për përvojën e punës në OJQ, së paku shtatë (7) vite.
Përfaqësuesit e lartpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit Vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për mbështetje financiare të pranuara nga OJQ-të sipas thirrjes publike të datës 26.09.2023.
Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: [email protected] deri me datën 06.10.2023 dhe të shkruhet në subjekt pozita për anëtar të komisionit për të cilën aplikoni.
- 09.09.2022 – LISTA PËRFUNDIMTARE E PROJEKT/PROGRAM PROPOZIMEVE PËRFITUESE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- LISTA PRELIMINARE E THIRRJES PUBLIKE 01.07.2022
- 01.07.2022 – VENDIM PËR SHPALLJEN E THIRRJES PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE/PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- 01.07.2022 – THIRRJE PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE/PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- 16.05.2022 – LISTA PERFUNDIMTARE E PROJEKT/PROGRAM PROPOZIMEVE PERFITUESE PER PERSONA FIZIK DHE OJQ
- LISTA PRELIMINARE E THIRRJES PUBLIKE 18.04.2022
- Fletvotimi – 1 anetar i Keshillit per Demokraci dhe te Drejta te Njeriu
- THIRRJE PËR NOMINIME NGA OSHC-TË PËR PËRFAQËSUES TË SHOQËRISË CIVILE NË KËSHILLIN PËR DEMOKRACI DHE TË DREJTA TË NJERIUT
- 18.02.2022 – THIRRJE PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- FORMULARI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONE – BUXHETI I PROJEKTIT
- FORMULARI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONE
- 24.11.2021 – LISTA PERFUNDIMTARE E PROJEKT/PROGRAM PROPOZIMEVE PERFITUESE PER PERSONA FIZIK DHE OJQ
- 08.11.2021 – LISTA PRELIMINARE E PROJEKT/PROGRAM PROPOZIMEVE PËRFITUESE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- VENDIM PËR SHPALLJEN E THIRRJES PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE/PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- THIRRJE PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE/PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- FORMULARI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONE
- FORMULARI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONE
- 21.11.2023 – LISTA PRELIMINARE E PROJEKT/PROGRAM PROPOZIMEVE P֝ËRFITUESE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
- 1.12.2023 – LISTA PËRFUNDIMTARE E PROJEKT/PROGRAM PROPPOZIMEVE PËRFITUESE