DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU PRITI NJË DELEGACION NGA LUGINA E PRESHEVËS

Prishtinë, 17 korrik 2007 ? Presidenti Sejdiu priti një delegacionin të tri komunave të Luginës së Preshevës, të përbërë nga z. Riza Halimi, z. Ragmi Mustafa dhe z. Januz Musliu.

Pas takimit, Presidenti Sejdiu tha se ky ishte një takim në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm nga ky mjedis i rëndësishëm, ku ka edhe një numër të konsiderueshme të bashkëkombësve tanë. “Biseduam për proceset e përgjithshme që kanë të bëjnë me statusin politik të Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme, të parezervë që i kanë dhënë pavarësisë së Kosovës edhe në periudhat e mëhershme, nevojën e përfundimit sa më të shpejtë dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se “është mbështetje jona që shqiptarët në këto tri komuna të jenë realizues të interesave të tyre nacionale në bazë të standardeve më të larta, duke pasur parasysh që këto standarde të avancohen sa më tepër në frymën e konventave ndërkombëtare dhe modeleve më të avancuara bashkëkohëse”.Pasi që e çmoi ndihmën e vazhdueshme që kjo pjesë ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, Presidenti Sejdiu pohoi: “Ne do të mbajmë këtë kohezion veprimi, edhe nga ana e Kosovës, dhe në bazë të mundësive t’i ndihmojmë në projekte të rëndësishme kulturore dhe në aspekte të tjera” Ndërsa z. Riza Halimi tha se me Presidentin e Kosovës kishin biseduar për procesin e definimit të statusit, si dhe për problemet me të cilat aktualisht ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.“Të gjitha subjektet e Luginës së Preshevës e mbështesin propozimin e Presidentit Ahtisaari për zgjidhjen e statusit të Kosovës me pavarësinë e mbikëqyrur ndërkombëtare, si dhe kërkojmë që me standardet më të larta ndërkombëtare të realizohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.Duke iu përgjigjur “një pyetjeje hipotetike” për mundësinë e rregullimit të problemeve në Ballkan me anë të rivizatimit të kufijve, z. Halimi tha se në rast se do të lëshohet koncepti i zgjidhjes së çështjeve në Ballkan me anë të shteteve multietnike, duke i pranuar zgjidhjet e projekteve etnike, në atë rast shqiptarët e Luginës i kanë të formuluara qëndrimet e tyre me referendumin e vitit 1992 dhe ato qëndrime janë të qarta dhe të njohura për opinionin. 

This site is registered on wpml.org as a development site.