DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

SEJDIU: KOSOVA DO TË PAVARËSOHET EDHE ME VENDIMIN E INSTITUCIONEVE TË SAJ

Prishtinë, 17 korrik 2007 – ?Besoj në mbështetjen e fuqishme që ShBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian

“Besoj në mbështetjen e fuqishme që ShBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin procesit të pavarësimit të Kosovës”, theksoi Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pas takimit të Ekipit të  Unitetit  me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, në të cilin u bisedua për inciativinën e drejtpërdrejtë që të ketë një seancë Parlamentare sa i përket statusit. Sipas Presidentit të vendit, është qëndrim unanim se duhet të ketë një seancë dhe Kuvendi ta thotë fjalën e vet. Por, vijoi ai, “për ne është me rëndësi që t’i vazhdojmë proceset e tjera të përgatitjes për vizitën në Uashington”.  I pyetur se a do të raportojë Ekipi i Unitetit në seancën e Kuvendit, Presidenti Sejdiu u përgjigj: “Ne jemi pjesë e institucioneve të Kosovës, jemi pjesë e bashkëpunimit të nevojshëm edhe kushtetues në çdo kohë dhe jemi të gatshëm që të japim edhe informacionet dhe krejt çka është e nevojshme ta kenë para vetes deputetët e Kuvendit të Kosovës”. Ndërsa, duke folur për interpretimet e fundit të mediave për gjoja mospajtimet lidhur me caktimin e një date për pavarësinë e Kosovës, Presidenti Sejdiu pohoi se “ne jemi në një konstelacion të përbashkët të punës, është shumë me rëndësi që t’i shpejtojmë proceset sa më parë për ta bërë mëvetësinë e Kosovës dhe është shumë me rëndësi që të bashkëpunojm me ata të cilët e kanë mbështetur dhe vazhdhdojnë ta mbështesin Kosovën” Duke mos dashur të përmendë data Presidenti Sejdiu tha më tej se Kosova do të pavarësohet edhe me vendimin e institucioneve të saj dhe do të gjejë momentin më të mirë të mundshëm, në harmonizim edhe me të tjerët, duke pasur parasysh edhe këtë vullnet tonin, që ta rideklarojmë përcaktimin tonë, dhe Kuvendi i Kosovës do të jetë sovrani, i cili do të bëjë punën e vet. “Jemi në të njëjtin vizion politik dhe nuk ka asnjë diferencë”, tha Presidenti Sejdiu. 

This site is registered on wpml.org as a development site.