DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Ranjik Nayak, drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë.

Pavarësia e Kosovës nuk mund të ndalet, as vullneti i vendeve për ta përkrahur atë?, theksoi Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë, z. Ranjik Nayak.

Pasi e çmoi lart angazhimin e Bankës Botërore në Kosovë, Presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar do ta ndihmojë Kosovën me projekte konkrete edhe në të ardhmen.Ndërkaq, z. Nayak, tha se prioritet i Bankës Botërore në Kosovë sivjet është edukimi. “Do të investojmë në arsim në të gjitha nivelet dhe në mënyrë sistematike”, tha z. Nayak, duke e njoftuar Presidentin se në vitin e ardhshëm prioritet i kësaj banke do të jetë investimi në agrikulturë.Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Bankën Botërore, si dhe për vazhdimin e projekteve të ndryshme në fusha të caktuara, siç janë projektet zhvillimore, shëndetësia etj. Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan që është shumë e nevojshme një konferencë donatorësh për Kosovën, madje në afat sa më të shpejtë.

This site is registered on wpml.org as a development site.