Pjesëmarrësit e Seminarit XXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare vizituan Presidentit Sejdiu

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një takim shumë të ngrohtë me pjesëmarrësit e Seminarit XXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili po mbahet këto ditë në Prishtinë (13 – 24. 8. 2007).
Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, z. Ali Shabanaj, kryetar i SBAShK-ut, dhe z. Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave dhe njëherësh nënkryetar i SBAShK-ut.
Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Eugen Wolfarth

“Pavarësia e Kosovës dhe integrimi i saj në strukturat euroatlkantike është vizioni i institucioneve dhe qytetarëve tanë”, tha Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë takimit të sotëm lamtumirës me shefin e Zyrës Gjermane në Prishtinë, z. Eugen Wolfarth. Pasi e falënderoi z. Wolfarth për punën e tij në Kosovë, Presidenti Sejdiu theksoi se ndihma që ka dhënë dhe vazhdon të japë Gjermania ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të sigurisë.
Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e prodhuesve të miellit në Kosovë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e prodhuesve të miellit dhe bukës në Kosovë, me qëllim të gjetjes së një rrugëdalje për shqetësimet që ka shkaktuar ngritja e çmimit të bukës kohëve të fundit.
Presidenti Sejdiu priti në takime lamtumirëse ambasadorët Vural, Bayerl dhe Laamanen

“Pavarëisa e Kosovës është opsioni ynë i vetëm, prandaj ne nuk do të pranojmë asnjë variant tjetër, që ndokush mund ta hedhë si ide”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me shefin e deritanishëm të Zyrës së Turqisë në Prishtinë, z. Volkan Turk Vural.
Pikat themelore të Ekipit të Unitetit të Kosovës, të prezantuara nga Presidenti Sejdiu para treshes së Emisarëve Specialë të Grupit të Kontaktit (11 gusht, 2007)

Ekipi Negociator mirëpret Delegacionin e treshes së Grupit të Kontaktit. Kemi kënaqësinë t’ju përshëndesim juve: Ambasadorin Frank Wisner, Ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe Alexandre Botsan Harchenkon.
Presidenti Sejdiu falënderoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kather

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e falënderoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kather, për angazhimin e pjesëtarëve të KFOR-it në betejën e shuarjes së zjarreve që kanë kapluar pyjet në shumë pjesë të Kosovës.
Presidenti Sejdiu u takua me kryetarin e PShDK-së, akademik Mark Krasniqin

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati një takim me akademik Mark Krasniqin, kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, të cilin e shoqëronin anëtarë të kryesisë së kësaj partie.
Presidenti Sejdiu priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, z. Steven Schook.

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një takim me zëvendësshefin e UNMIK-ut, z. Steven Schook, me të cilin bisedoi për një varg temash që kanë të bëjnë me aktualitetin politik në vend. Ata u përqëndruan sidomos në ecurinë e procesit të përcaktimit të statusit politik të vendit dhe në përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale. Z. Schook e cilësoi si shumë pozitiv njoftimin që ka dhënë dje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Ban Ki Moon përkitazi me procesin e ri të bisedimeve për statusin, si dhe faktin që ai pret një raport nga Grupi i Kontaktit deri më 10 dhjetor të këtij viti. Po ashtu, z. Scook e cilësoi si të nevojshme marrjen e një vendimi nga Ekipi i Unitetit për zgjedhjet dhe për modalitetet e tyre, siç janë shkalla e pragut zgjedhor, listat e hapura, kohëzgjatja e validitetit të të mandatuarve etj., ndërsa Presidenti Sejdiu ritheksoi pajtueshmërinë e përgjithshme që mbretëron në kuadër të këtij ekipi për këtë proces.“Ende nuk kemi marrë një vendim për zgjedhjet, mirëpo brenda një kohe të shkurtër, mbase brenda 10 ditësh, ne do të kemi një vendim”, theksoi Presidenti Sejdiu, i cili shfaqi bindjen se UNMIK-u, OSBE-ja dhe institucionet e Kosovës do të arrijnë që në bashkëveprim t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura legjislative dhe teknike për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.Gjatë takimit, u diskutua edhe për gjendjen e rëndë që ka mbretëruar ditëve të fundit në Kosovë, për shkak të zjarreve. Me këtë rast, bashkëbiseduesit shprehën mirënjohjen e tyre për punën e mirë që kanë bërë KFOR-i, Ministria e Punëve të Brendshme, TMK-ja dhe të gjitha subjektet dhe individët që kanë punuar për përballimin e kësaj gjendjeje.
Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu në Kuvendin e Kosovës, e mbajtur më 30 korrik 2007.

Më lejoni që në emër të Ekipit të Unitetit tju njoftoj shkurtimisht për zhvillimet kryesore që kanë të bëjnë me përcaktimin e statusit politik të Kosovës, si dhe me kahet kryesore që do ti përcjellim bashkarisht për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për Kosovën. Nga marsi i këtij viti, kur Kuvendi i Kosovës mbështeti Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, duke dhënë njëkohësisht zotimin e vet për zbatimin e tij në Kosovën e Pavarur, janë bërë zhvillime të shumta politike në skenën ndërkombëtare, të cilat veçanërisht kanë qenë të fokusuara lidhur me këtë Propozim në Këshillin e Sigurimit të OKB -së. Po kështu trajtimi i tij është bërë duke siguruar mbështetje edhe në nivelet e Bashkimit Evropian dhe në institucionet e tjera evropiane. Duhet theksuar se ky Propozim të cilin e kemi cilësuar si dokument i balancuar dhe i kompromiseve të mëdha që ka bërë Kosova, është rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm ndërkombëtar të udhëhequr përmes negociatave nga ana e Presidentit Ahtisaari dhe ekipit të tij dhe që është mbështetur gjatë gjithë kohës nga vendet anëtare të Grupit të Kontaktit. I proceduar si i tillë në Këshillin e Sigurimit, krahas mbështetjes që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe mekanizmat e tjerë evropianë, ky dokument që nga momenti i procedimit në Këshillin e Sigurimit ka marrë edhe mbështetjen e Sekretarit te Përgjithshëm të OKB-së z. Ban Ki Moon dhe të shumicës së vendeve anëtare të Këshillit te Sigurimit. Për fat të keq, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme dhe jashtëzakonisht intensive të SHBA-së dhe të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit nga Bashkimi Evropian, që nëpërmjet rezolutave të bashkësponzoruara nga ato, ta përmbyllin këtë proces me miratimin e një rezolute të re që do ta mbështeste këtë propozim dhe njëkohësisht do ta hiqte nga fuqia Rezolutën 1244, për shkak të bllokimit të vazhdueshem me kërcënimin me veto nga ana e Federatës Ruse, pas pesë projekt-rezolutave, nuk u hodh në votim një tekst përfundimtar. Ekipi i Unitetit duke përcjellë me vëmendje gjithë këto zhvillime dhe duke shprehur shqetësimin e vet, të institucioneve dhe popullit të Kosovës për këto pengesa të pajustifikueshme, gjatë gjithë këtyre muajve ka zhvilluar një aktivitet të gjerë e të gjithanshëm diplomatik me qëllim të argumentimit dhe sigurimit të mbështetjes te të gjitha vendet anëtare të KS-së për pavarësinë e KosovësSado që në fillim vizita e paralajmëruar e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në Kosovë është vështruar me qasje të ndryshme – në të shumtën edhe si një mundësi për ta shtyrë procesin, kjo vizitë përkundrazi ka nxjerrë në sipërfaqe realitetin e ndërtuar pozitiv në Kosovë; vizionin e saj politik për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, të shumicës dhe të pakicave, gatishmërinë e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të funksionuar si shtet sovran dhe i pavarur, por edhe paqëndrueshmërinë e status quo-së si pengesë themelore për zhvillimin dhe prosperitetin e përgjithshëm demokratik dhe ekonomik të Kosovës dhe të perspektivës së qytetarëve të saj. Me këtë rast duhet theksuar se qëndrimi pozitiv për Kosovën dhe për mbështetjen e Propozimit të Presidentit Ahtisaari, ka mbizotëruar te shumica dërmuese e vendeve anëtare të KS-së, pra edhe tek ato vende që fillimisht kanë pasur hezitime. Përjashtim është Federata Ruse që ende vazhdon me qasjen e saj të ditur.Ekipi i Unitetit gjatë kësaj periudhe dhe në veçanti pas propozimit te Presidentit francez Sarkozy në Samitin G8, i cili mbështeti idenë e vazhdimit të procesit me angazhimet e reja të palëve edhe për 120 ditë, duke e theksuar automatizmin e hyrjes në fuqi të Propozimit të Ahtisaarit dhe që si i tillë në variante të ndryshme është propozuar në projekt-rezolutat e KS-së, ka intensifikuar aktivitetin e tij sidomos në kontaktimin e vendeve anëtare të KS-së nga Bashkimi Evropian, si dhe me zyrtarët më të lartë të SHBA-së.Duke pasur parasysh qëndrimin e qartë të SHBA-së, i thënë edhe nga niveli më i lartë shtetëror, nga Presidenti George W. Bush gjatë qëndrimit të tij në Romë, Tiranë dhe Sofje, si dhe qëndrimet e vendeve kyçe të BE-së në mbështetje të Propozimit të Ahtisaarit dhe Pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, Ekipi i Unitetit ka marrë po kështu garancione në vazhdim për këtë mbështetje nga SHBA-të, Komisioneri për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, z. Solana dhe nga vendet kyçe të Bashkimit Europian veç e veç.Në të njëjtën kohë, duke parashikuar paperspektivën e kapërcimit të një rezolute që do të mbështeste Propozimin e Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit, këta faktorë kanë propozuar qasjen alternative me një proces të ri të angazhimeve për të siguruar mbështetjen e Propozimit të Ahtisaarit dhe njohjen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës pas një angazhimi shtesë prej 120 ditëve. Ekipi i Unitetit duke i analizuar në thellësi të gjitha këto zhvillime dhe duke pasur respektin e thellë për qasjen serioze që kanë SHBA-të dhe vendet kyçe të BE -së dhe sidomos pas kontakteve kohëve të fundit edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki Moon, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jap De Hup Shefer, z. Solana dhe z. Baroso nga Bashkimi Evropian, ministrat e jashtëm të Italisë, Gjermanisë, Francës dhe të Portugalisë, e cila tani ka presidencën e Bashkimit Evropian, sigurimet e vazhdueshme për mbështeje nga Britania e Madhe, si dhe bisedat e zhvilluara të Ekipit me Sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, znj. Condoleeza Rice, Nënsekretarin z. Nikolas Bërns, Ndihmëssekretarin z. Daniel Fried, Drejtorin politik për Evropën Juglindore, Rouzmari Di Karlo, emisarin special, Ambasadorin Frenk Wisner dhe Këshilltarin për Siguri Nacionale Stiven Heidli, ka shprehur gadishmërinë e tij që të kontribuojë në këtë proces të ri të angazhimeve, pra në këtë qasje alternative për ta përmbyllur procesin me Pavarësimin e Kosovës.Të nderuar deputetë,Duke përcjellë me vëmendje vështirësitë që ka hasur ky proces gjatë kësaj periudhe, Ekipi i Unitetit ka dhënë vizionin e tij të qartë se rruga më e mirë do të ishte nxjerrja e një rezolute që do të kishte mbështetjen nga KS-ja. Por, nëse ky proces do të shkojë drejt bllokimit