presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu në Kuvendin e Kosovës, e mbajtur më 30 korrik 2007.

Më lejoni që në emër të Ekipit të Unitetit tju njoftoj shkurtimisht për zhvillimet kryesore që kanë të bëjnë me përcaktimin e statusit politik të Kosovës, si dhe me kahet kryesore që do ti përcjellim bashkarisht për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për Kosovën.

Nga marsi i këtij viti, kur Kuvendi i Kosovës mbështeti Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, duke dhënë njëkohësisht zotimin e vet për zbatimin e tij në Kosovën e Pavarur, janë bërë zhvillime të shumta politike në skenën ndërkombëtare, të cilat veçanërisht kanë qenë të fokusuara lidhur me këtë Propozim në Këshillin e Sigurimit të OKB -së. Po kështu trajtimi i tij është bërë duke siguruar mbështetje edhe në nivelet e Bashkimit Evropian dhe në institucionet e tjera evropiane. Duhet theksuar se ky Propozim të cilin e kemi  cilësuar si dokument i balancuar dhe i kompromiseve të mëdha që ka bërë Kosova, është rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm ndërkombëtar të udhëhequr përmes negociatave nga ana e Presidentit Ahtisaari dhe ekipit të tij dhe që është mbështetur gjatë gjithë kohës nga vendet anëtare të Grupit të Kontaktit. I proceduar si i tillë në Këshillin e Sigurimit, krahas mbështetjes që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe mekanizmat e tjerë evropianë, ky dokument që nga momenti i procedimit në Këshillin e Sigurimit ka marrë edhe mbështetjen e Sekretarit te Përgjithshëm të OKB-së z. Ban Ki Moon dhe të shumicës së vendeve anëtare të Këshillit te Sigurimit. Për fat të keq, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme dhe jashtëzakonisht intensive të SHBA-së dhe të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit nga Bashkimi Evropian, që nëpërmjet rezolutave të bashkësponzoruara nga ato, ta përmbyllin këtë proces me miratimin e një rezolute të re që do ta mbështeste këtë propozim dhe njëkohësisht do ta hiqte nga fuqia Rezolutën 1244, për shkak të bllokimit të vazhdueshem me kërcënimin me veto nga ana e Federatës Ruse,  pas pesë projekt-rezolutave, nuk u hodh në votim një tekst përfundimtar. Ekipi i Unitetit duke përcjellë me vëmendje gjithë këto zhvillime dhe duke shprehur shqetësimin e vet, të institucioneve dhe popullit të Kosovës për këto pengesa të pajustifikueshme, gjatë gjithë këtyre muajve ka zhvilluar një aktivitet të gjerë e të gjithanshëm diplomatik me qëllim të argumentimit dhe sigurimit të mbështetjes te të gjitha vendet anëtare të KS-së për pavarësinë e KosovësSado që në fillim vizita e paralajmëruar e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në Kosovë është vështruar me qasje të ndryshme – në të shumtën edhe si një mundësi për ta shtyrë procesin, kjo vizitë përkundrazi ka nxjerrë në sipërfaqe realitetin e ndërtuar pozitiv në Kosovë; vizionin e saj politik për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, të shumicës dhe të pakicave, gatishmërinë e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të funksionuar si shtet sovran dhe i pavarur, por edhe paqëndrueshmërinë e status quo-së si pengesë themelore për zhvillimin dhe prosperitetin e përgjithshëm demokratik dhe ekonomik të Kosovës dhe të perspektivës së qytetarëve të saj. Me këtë rast duhet theksuar se qëndrimi pozitiv për Kosovën dhe për mbështetjen e Propozimit të Presidentit Ahtisaari, ka mbizotëruar te shumica dërmuese e vendeve anëtare të KS-së, pra edhe tek ato vende që fillimisht kanë pasur hezitime. Përjashtim është Federata Ruse që ende vazhdon me qasjen e saj të ditur.Ekipi i Unitetit gjatë kësaj periudhe dhe në veçanti pas propozimit te Presidentit francez Sarkozy në Samitin G8, i cili mbështeti idenë e vazhdimit të procesit me angazhimet e reja të palëve edhe për 120 ditë, duke e theksuar automatizmin e hyrjes në fuqi të Propozimit të Ahtisaarit dhe që si i tillë në variante të ndryshme është propozuar në projekt-rezolutat e KS-së, ka intensifikuar aktivitetin e tij sidomos në kontaktimin e vendeve anëtare të KS-së nga Bashkimi Evropian, si dhe me zyrtarët më të lartë të SHBA-së.Duke pasur parasysh qëndrimin e qartë të SHBA-së, i thënë edhe nga niveli më i lartë shtetëror, nga Presidenti George W. Bush  gjatë qëndrimit të tij në Romë, Tiranë dhe Sofje, si dhe qëndrimet e vendeve kyçe të BE-së në mbështetje të Propozimit të Ahtisaarit dhe Pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, Ekipi i Unitetit ka marrë po kështu garancione në vazhdim për këtë mbështetje nga SHBA-të, Komisioneri për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, z. Solana dhe nga vendet kyçe të Bashkimit Europian veç e veç.Në të njëjtën kohë, duke parashikuar paperspektivën e kapërcimit të një rezolute që do të mbështeste Propozimin e Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit, këta faktorë kanë propozuar qasjen alternative me një proces të ri të angazhimeve për të siguruar mbështetjen e Propozimit të Ahtisaarit dhe njohjen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës pas një angazhimi shtesë prej 120 ditëve. Ekipi i Unitetit duke i analizuar në thellësi të gjitha këto zhvillime dhe duke pasur respektin e thellë për qasjen serioze që kanë SHBA-të dhe vendet kyçe të BE -së dhe sidomos pas kontakteve  kohëve të fundit edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki Moon, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jap De Hup Shefer, z. Solana dhe z. Baroso nga Bashkimi Evropian, ministrat e jashtëm të Italisë, Gjermanisë, Francës dhe të Portugalisë, e cila tani ka presidencën e Bashkimit Evropian, sigurimet e vazhdueshme për mbështeje nga Britania e Madhe, si dhe bisedat e zhvilluara të Ekipit me Sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, znj. Condoleeza Rice, Nënsekretarin z. Nikolas Bërns, Ndihmëssekretarin z. Daniel Fried, Drejtorin politik për Evropën Juglindore, Rouzmari Di Karlo, emisarin special, Ambasadorin Frenk Wisner dhe Këshilltarin për Siguri Nacionale Stiven Heidli, ka shprehur gadishmërinë e tij që të kontribuojë në këtë proces të ri të angazhimeve, pra në këtë qasje alternative për ta përmbyllur procesin me Pavarësimin e Kosovës.Të nderuar deputetë,Duke përcjellë me vëmendje vështirësitë që ka hasur ky proces gjatë kësaj periudhe, Ekipi i Unitetit ka dhënë vizionin e tij të qartë se rruga më e mirë do të ishte nxjerrja e një rezolute që do të kishte mbështetjen nga KS-ja. Por, nëse ky proces do të shkojë drejt bllokimit dhe zhagitjes së tij, kemi theksuar prerazi se Kosova nuk mund të mbetet peng i vazhdueshem i bllokadave që pengojnë përfundimin e mbarë të këtij procesi, prandaj duhet kërkuar rrugë alternative që nënkupton edhe këtë përpjekje të vendeve që e kanë mbështetur dhe mbështesin fuqishëm projektin Ahtisaari dhe vizionin tonë politik për të ardhmen e Kosovës e po kështu edhe  marrjen e vendimeve kyçe nga ana e institucioneve të Kosovës, përkatësisht nga ana a Kuvendit të Kosovës.Duke pasur parasysh Rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me procesin e definimit të statusit politik të Kosovës, përkatësisht pavarësimin e saj, të vitit 2005, duhet theksuar në  veçanti: 1. Në këtë proces të angazhimeve shtesë në nivelin e Grupit të Kontaktit, përkatësisht në formatin që duhet të saktësohet këto ditë, Kosova ua ka bërë me dije të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë – dhe këtë e riktheksojmë edhe tani – se Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme;2.  Integriteti territorial dhe funksional i Kosovës është i pacenueshëm – Kosova është unike dhe e pandarë;3.  Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidenit Ahtisaari konsiderohet dokument i përfunduar dhe i mbyllur për ne dhe si i tillë as nuk mund të hapet e as nuk mund të negociohet. Këtë dokument jemi zotuar se do ta zbatojmë në plotëni.4. Delegacioni i Kosovës, përkatësisht Ekipi i Unitetit mendon se gjatë kësaj periudhe në konsultim me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare do të japë kontributin e vet maksimal në trajtimin e aspekteve të veçanta të temave që kanë të bëjnë me relacionet e ardhshme të Kosovës dhe të Serbisë si shtete të pavarura. Këto tema mund të jenë bie fjala përfundimi i procesit që ka të bëjë me kthimin e të pagjeturve dhe ndriçimin e fatit të tyre; çështjet e të drejtave të pensionistëve dhe e realizimit të tyre nga ana e shtetasve të njërit vend dhe vendit tjetër; çështjet që kanë të bëjnë me sukcesionin; çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes dhe liberalizimin e kufijve; krijimi i mundësive për kthim të qëndrueshëm të qytetarëve të Kosovës që gjenden në Serbi.5. Ekipi i Unitetit konsideron se kjo do të jetë vonesa e fundit në këtë proces dhe se nuk do të pranojë shtyrje të tjera të afateve, të cilat si të tilla sjellin me vete rreziqe të veçanta, jo vetëm në komprometimin e procesit, por edhe në ngritjen e shqetësimeve dhe të tensioneve me pasoja të paparashikueshme.6. Ekipi i Unitetit zotohet se gjithë këtë proces në vijim deri në përfundimin e tij, duke llogaritur edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës, pra shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, do ta bëjë në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me SHBA-se dhe Bashkimin Evropian. 7. Ekipi i Unitetit gjatë kësaj kohe bashkë me institucionet e tjera të Kosovës do të angazhohet për përgatitjen e Kosovës me gjithë strukturën kushtetuese dhe legjislative dhe institucionale për të lehtësuar kështu edhe rrugën tonë  si shtet i pavarur dhe sovran drejt integrimit në Bashkimin Evropian , në mekanizmat dhe organizatat ndërkombetare dhe në NATO.Prandaj, besojmë që ky afat kohor prej 120 ditësh të përfundojë pa asnjë shtyrje.Ju falemnderit!.

This site is registered on wpml.org as a development site.