DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, z. Ali Shabanaj, kryetar i SBAShK-ut, dhe z. Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave dhe njëherësh nënkryetar i SBAShK-ut.

Mysafirët e informuan Presidentin për përpjekjet që po i bëjnë ata për ngritjen e pagave dhe për përmirësimin e pozitës materiale të punëtorëve të arsimit, si dhe për kontaktet që për këtë qëllim tashmë i kanë zhvilluar me Qeverinë e Kosovës dhe me Ministrinë e Arsimit. Presidenti Sejdiu shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për t’u krijuar kushte më të mira materiale punëtorëve të arsimit, duke vlerësuar rëndësinë e arsimit për edukimin e gjeneratës së re dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit. Ky angazhim, theksoi ai, do të jetë në suaza të kapaciteteve të cilat i ofron Buxheti i Kosovës, duke patur gjithnjë  parasysh edhe nevojën që në të ardhmen të bëhen përpjekje për ngritjen e nivelit të pagave edhe në fushat e tjera, sidomos në shëndetësi, në Shërbimin Policor të Kosovës, por edhe për përmirësimin e pozitës sociale të kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.