presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

BE e gatshme të instalojë misionin e saj në Kosovë.

Prishtinë, 19 korrik 2007- Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti ambasadorin Antonio Tanger Correa, i dërguar special i Portugalisë për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të Portugalisë për kryesimin e Bashkimit Evropian në gjashtë muajt e ardhshëm.Presidenti Sejdiu pas takimit me ambasadorin Correa theksoi:”Nga takimi me ministrin e Jashtëm Portugez në Bruksel dhe nga takimi i sotëm, shohim një qasje pragmatike se çfarë mund të bëjë Portugalia në udhëheqje të Bashkimit Evropian për procesin e Kosovës.Sipas  Presidentit të vendit, është me rëndësi, që Portugalia si një anëtare e rëndësishme e Bashkimit Evropian dhe mbështetëse e fuqishme e projektit të Presidentit Ahtisaari, do të vazhdojë edhe në Presidencën e saj të BE-së, të ketë të njëjtin  përkushtim, në mënyrë që çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës të shkojë sa më shpejt.Në rast të mosmiratimit të Rezolutës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori Correa deklaroi,”Kosovarët nuk duhet të dekurajohen, sepse, Bashkimi Evropian ka rrugë të tjera që të arrihet deri tek zgjidhja dhe procesi të mos bllokohet”dhe vijoi,“Ne shumë shpejt do ti adoptojmë ato zgjidhje, këtë do ta bëjmë në bashkëpunim edhe me Grupin e Kontaktit. Unë kisha kërkuar vetëm edhe pak durim, sepse ju duhet të jeni të sigurt se përkushtimi ynë për zgjidhjen e statusit të Kosovës është i plotë”.Në fund, ambasadori Correa theksoi: “Të hënën, ministrat e BE-së do të diskutojnë në Bruksel për çështjen e Kosovës dhe nga ato diskutime do të kemi ide të qarta si të ecim përpara.”BE-ja është e gatshme të instalojë misionin e saj në Kosovë, sipas planit të Ahtisaarit, prandaj zgjidhja nuk mund të vonohet shumë gjatë”, theksoi ai.

This site is registered on wpml.org as a development site.