Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të Kryqit të Kuq të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Kryqit të Kuq të Kosovës, dr. Xhevat Shkodrën dhe znj. Feride Hyseni, sekretare e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka.
Deklaratë e Presidentes Jahjaga për zgjedhjet e 3 nëntorit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vlerëson se zgjedhjet komunale të 3 Nëntorit janë mbajtur në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe të pranueshme me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve, në pjesën më të madhe të vendit.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 3 nëntor 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 3 nëntor 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga voton nesër, e diel, në orën 10:00, në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.Dita: E diel, 3 nëntor Koha: 10:00Vendi: Salla “1 Tetori”, Prishtinë
Presidentja Jahjaga: Zgjedhjet e sotme, test i pjekurisë politike dhe i demokracisë tonë të brendshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga votoi sot paradite në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 2 nëntor 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 2 nëntor 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvillon një takim të përbashkët me zonjën Valdete Daka, kryesuese e KQZ-së, z.Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit, z. Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, z.Shpend Maxhuni, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Shukri Sylejmani, kryetar i PZAP-it, si dhe znj.Laura Pula, prokurore e Shtetit.Dita: E shtunë, 2 nëntor Koha: 11:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Në fund të takimit, rreth orës 11:50, Presidentja Jahjaga do të ketë një deklaratë për media.
Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi dhe përfaqësuesit e Koalicionit Demokracia në Veprim

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD) zotëri Betim Musliun dhe përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim.
Presidentja Jahjaga takoi përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve komunale në Kosovë: kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, zotëri Fejzullah Hasani, kryeprokurorin e shtetit, zotëri Ismet Kabashi, prokuroren e shtetit, zonja Laura Pula, kryetarin e PZAP, zotëri Shukri Sulejmani dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni.
Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë, zotëri Roberto Gualtieri, që shoqërohej nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, zonja Ulrike Lunachek, si dhe eurodeputeti Antonio Cancian, që i janë bashkuar misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadorin e Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjellës, para nisjes në detyrë, ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Australi, z.Sabri Kiçmari.