presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të Kryqit të Kuq të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Kryqit të Kuq të Kosovës, dr. Xhevat Shkodrën dhe znj. Feride Hyseni, sekretare e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Presidentja Atifete Jahjaga i përgëzoi ata për përkushtimin e tyre për funksionalitetin e Kryqit te Kuq në Kosovë, për përmbushjen e misionit dhe  ndihmën e dhënë popullatës në rastet e nevojshme.Delegacioni i Kryqit të Kuq të Kosovës e njoftoi Presidenten për punën që po bën ky institucion dhe për synimin që atë ta bëjnë të fortë dhe të dobishëm për popullatën. Ajo po ashtu u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohet gjatë punës Kryqi i Kuq i Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.