presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka.

Zonja Daka e njoftoi Presidenten Jahjaga për procesin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Ajo tha procesi i zgjedhjeve të ditës së diel ka shkuar mirë, përveç disa problemeve në veri të Republikës së Kosovës. Znj. Daka tha se KQZ ka vendosur të përsërisë zgjedhjet në tre qendra votimi në Mitrovicë të veriut. Ajo gjithashtu e informoi Presidenten se procesi i numërimit të votave është duke rrjedhur mirë dhe pa probleme. Znj. Daka tha se KQZ është në proces të përgatitjes për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në disa komuna të  vendit.Presidentja Atifete Jahjaga theksoi se KQZ dhe institucionet e tjera e kanë kryer me sukses punën e tyre dhe i shprehu mbështetjen për angazhim që edhe raundi tjetër i zgjedhjeve, ai i balotazhit në disa komuna, të ketë rrjedhë normale, që të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.