DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja nuk e shtyn por e mban Darkën e Lamës

Njoftojmë opinionin publik se Darka e Lamës, një manifestim tradicional në Kosovë, këtë vit mbahet më 9 Nëntor në Sheshin Ibrahim Rugova, duke qenë e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Njoftojmë opinionin publik se shkrimi në gazetën “Tribuna”, i datës 8 Nëntor, me titullin “Presidentja shtyn Darkën e Lamës” përmban shtrembërime faktike dhe përmbajtjesore me qëllim denigrimi dhe përftimi politik. Ftesat për Darkën e Lamës për këtë vit janë dërguar pak kohë përpara se të publikohej shkrimi në Tribunë.

Darka e Lamës nuk është anuluar, siç pretendon Vjosa Osmani, që shfrytëzon postin e saj politik, në përpjekje të kota për të denigruar figurën e Presidentes për qëllime dhe përfitime politike në Kosovë.

Deklarata e Vjosa Osmanit se Presidentja Jahjaga ka hequr vulën e Presidentit nga përdorimi zyrtar, është shpifje, sepse vula e Presidentit nuk është hequr nga dokumentet e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në manifestimet Darka e Lamës, të organizuar nga Presidentja Jahjaga, ka qenë e vendosur në banerat e këtij manifestimi. Kjo mund të dëshmohet shumë lehtë përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të Presidentes www.president-ksgov.net.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh indinjatën e thellë me shkrimet e pavërteta dhe të paverifikuara që hutojnë opinionin publik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.