Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjellës, para nisjes në detyrë, ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Australi, z.Sabri Kiçmari.
Presidentja Jahjaga tha se vendi ynë ka marrëdhënie shumë të mira me Australinë, marrëdhënie këto të cilat duhet të zgjerohen dhe të intensifikohen edhe më tej.Ndërsa, ambasadori Sabri Kiçmari u shpreh se do të angazhohet për një përfaqësim sa më të mirë Republikës së Kosovës në Australi.