presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryesuesin e ri të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim njohës kryesuesin e ri të Këshillit Konsultativ për Komunitete, Veton Berisha, dhe zëvendësit e tij, Guner Shaban dhe Izudin Sagdati.

Presidentja Jahjaga u uroi anëtarëve të rinj të kryesisë së Këshillit Konsultativ për Komunitete punë të mbarë dhe të suksesshme dhe i shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin dhe aktivitetet e Këshillit, në përputhje me kompetencat që ka.Ajo theksoi se Këshilli Konsultativ për Komunitete është zë i fuqishëm i të gjitha komuniteteve, në zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Veton Berisha theksoi rëndësinë që ka funksionimi i këtij Këshilli në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Kosovë. Ai e falënderoi presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që u ofron anëtarëve të këtij Këshilli të cilët përfaqësojmë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.