presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Ministrja Çitaku e njoftoi Presidenten Jahjaga për mbarëvajtjen e takimit të parë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, për orarin e takimeve të negociatave, proces ky që do të zgjasë deri në fund të pranverës së vitit të ardhshëm. Ministrja theksoi se, në aspektin teknik, institucionet dhe administrata janë plotësisht të përkushtuara për ta përfunduar këtë proces me sukses.Ministrja Çitaku e njoftoi Presidenten edhe për angazhimin në përmbushjen e prioriteteve afatmesme që dalin nga Studimi i Fizibilitetit të Komisionit Evropian dhe kritereve të përcaktuara në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.Presidentja Jahjaga theksoi se nisja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është një hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe ky proces është prioritet i Republikës së Kosovës. Agjenda evropiane i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim, tha Presidentja Jahjaga. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.