Presidentja Jahjaga priti kryesuesin e ri të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim njohës kryesuesin e ri të Këshillit Konsultativ për Komunitete, Veton Berisha, dhe zëvendësit e tij, Guner Shaban dhe Izudin Sagdati.
Presidentja Jahjaga priti Ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga në inaugurimin e Shoqatës së Grave Police të Kosovës

Kam kënaqësi të veçantë të inaugurojmë së bashku, Shoqatën e Grave të Policisë së Kosovës, që është kurorëzim i punës së palodhshme dhe i vendosmërisë e përkushtimit tuaj të palëkundur, për të qenë pjesë e forumeve profesionale ndërkombëtare, që ka për synim të forcojë institucionin e Policisë dhe te sigurojnë barazinë gjinore brenda tyre.

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Londër me kryeministrin e Pakistanit, zotëri Nawaz Sharif, të cilin e falënderoi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij. Ajo e vlerësoi edhe ndihmën që Pakistani ka dhënë në periudha të ndryshme, përmes pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare në Kosovë, si dhe në përkrahjen e shtetndërtimit të saj.
Takime të Presidentes Jahjaga në kuadër të Forumit të 9-të Botëror Ekonomik Islamik

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pati sot një takim me drejtorin e Forumit Botëror Ekonomik Islamik, Tun Musa Hitam, të cilin e falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në punimet e këtij forumi të rëndësishëm. Ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës në Forumin Botëror Ekonomik Islamik është një mundësi për të shkëmbyer përvojat me të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta në interes të përbashkët, të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me mbretin Abdullah të Jordanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Londër me mbretin Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, në kuadër të Forumit të 9-të Botëror Islamik Ekonomik.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Forumin e 9-të Botëror Ekonomik Islamik

Më lejoni të filloj duke thënë se ndjehem e nderuar që jam sot këtu, në këtë forum të shquar, në mesin e kaq shumë miqëve i cili po mbahet në një nga vendet më të dashura për popullin tim, për të diskutuar idealet e përbashkëta të zhvillimit dhe sfidat tona të përbashkëta në një botë që vazhdon të përballet me recesionin dhe krizën ekonomike e financiare që nuk ka kursyer asnjë cep të botës.

Presidentja Atifete Jahjaga u prit sot nga sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Londër nga sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, zotëri William Hague. Presidentja Jahjaga po qëndron në Londër për të marrë pjesë në takimin e 9-të të Forumit Botëror Ekonomik Islamik (WIEF), ku do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe për avancimin e rolit të gruas në shoqëri. Në Forum marrin pjesë një numër i madh i personaliteteve të larta nga vendet islamike, përfshirë kryeministrin e Malajzisë, kryeministrin e Pakistanit, mbretin e Jordanisë dhe sulltanin e Bruneit.