presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Forumin e 9-të Botëror Ekonomik Islamik

Më lejoni të filloj duke thënë se ndjehem e nderuar që jam sot këtu, në këtë forum të shquar, në mesin e kaq shumë miqëve i cili po mbahet në një nga vendet më të dashura për popullin tim, për të diskutuar idealet e përbashkëta të zhvillimit dhe sfidat tona të përbashkëta në një botë që vazhdon të përballet me recesionin dhe krizën ekonomike e financiare që nuk ka kursyer asnjë cep të botës.

Të nderuara Shkëlqesi,Të nderuar pjesëmarrës të Forumit të 9-të Botëror Ekonomik Islamik,Zonja dhe zotërinj,Më lejoni të filloj duke thënë se ndjehem e nderuar  që jam sot këtu, në këtë forum të shquar, në mesin e kaq shumë miqëve i cili po mbahet në një nga vendet  më të dashura për popullin tim, për të diskutuar idealet e përbashkëta të zhvillimit dhe sfidat tona të përbashkëta në një botë që vazhdon të përballet me recesionin dhe krizën ekonomike e financiare që nuk ka kursyer asnjë cep të botës.Në veçanti jam e kënaqur  që për herë të parë në këtë Forum prezantojë vendin tim, Republikën e Kosovës, e cila edhe pse gjeografikisht  larg nga shumica prej jush, bashkohet duke ndarë të njëjtat vlera si ju,  vlerat e botës demokratike.Jam mirënjohëse gjithashtu që ky Forum po mbahet këtu në Londër, një qytet ku shumë të rinj, burra dhe gra nga vendi im kanë gjetur mundësinë e madhe të ndjekjes së ëndrrave të tyre, kryeqytet i një vendi që ka qëndruar pranë popullit të Kosovës duke i ndihmuar në kërkimin e tyre për liri dhe prosperitet.Për shkak të kësaj mbështetjeje të vazhdueshme që na ndihmoi të gjejmë paqen dhe të bëhemi zotër të fatit tonë dhe na mundësoi të lindim  shtetin më të ri të Evropës, ne tani kemi hapur një kapitull të ri në Kosovë,  një ku qytetarët e saj nuk jetojnë  më në frikë dhe  kërcënim, por në një vend ku ne po përpiqemi, së bashku me aleatët tanë- me ju- të kthehemi në një vend të shpresave të forta dhe mundësive të mëdha.Siç e kemi parë gjatë rënies ekonomike të fundit, sidomos në Evropë, krijimi i mundësive dhe mbajtja e shpresës për një të ardhme më të mirë prej të cilës varen shumë prej qytetarëve tanë, kërkon më shumë se zgjidhjet që ofrohen nga një vend i vetëm, sepse fatet tona janë më shumë të ndërlidhura se sa të ndara.Sot, asnjë vend në botë nuk mund të jetë imun ndaj listës së njohur të rreziqeve – konflikteve etnike dhe sektare, bllokimit politik, privimit ekonomik, burimeve natyrore të limituara, diskriminimit, pabarazive, hendekut në rritje ndërmjet të varfërve dhe të pasurve, në mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.Në të kaluarën, në kohëra tjera, secili  nga këto rreziqe do kishte qenë përgjegjëse për  për një shkatërrim të caktuar shoqërorë, e cila do ndodhte në izolim duke i mbetur vetëm historisë për të gjykuar atë. Por sot nuk ka rëndësi nëse jeni gjeografikisht apo strategjikisht larg. Goditjet në një vend nuk mund të mbesin vetëm brenda atij vend.Megjithatë, kjo epokë e re – si kurrë më parë në historinë e njerëzimit – ka ofruar gjithashtu shanse të reja të bashkëpunimit. Në këtë kohë të integrimit dhe pjesëmarrjes, çështja e përfshirjes është bërë shumë më e madhe. Rreth botës, vendet dhe njerëzit historikisht të ndarë ose të vendosur në periferi me anë të mjeteve të shtypjes, traditës shoqërore apo paragjykimit, po zejnë vendin e tyre në tryezë. Unë vij nga një pjesë e Evropës që ka mbetur jashtë Bashkimit Europian dhe ku historia ka njohur më shumë ndasi sesa unitet dhe bashkëpunim. Evropa Juglindore ka pasur një histori të shkatërrimit dhe të pajtimit në mes njerëzve, proces i cili ka qenë i vështirë. Megjithatë, në dekadën e fundit, vendet e rajonit kanë parë një përparim të jashtëzakonshëm  në rrugën e tyre drejtë prosperitetit.Kosova është e vendosur që të qëndroj në këtë rrugë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë traditës tonë të gjatë të multikulturalizmit dhe tolerancës fetare. Ne jemi të vendosur që t’i ofrojmë çdo qytetari të drejta, shanse dhe përgjegjësi të barabarta. Ne jemi krenar që në rindërtimin e vendit tonë, gratë kanë luajtur një rol qendror. Dhe mbetemi të përkushtuar të krijojmë një vend ku burrat dhe gratë të kenë mundësi të nxjerrin në pahë potencialin e tyre të plotë. Vetëm atëherë ne mund të sigurohemi se kemi vendosur Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Më lejoni të ndajë me ju lajmin e mirë. Kosova ka lëvizur në 5 vendet reformatorët në raportin e Bankës Botërore të bërit biznes. Më lejoni të ndajë me ju lajmin e mirë. Kosova ka është rradhitur në ndër 5 vendet më reformuese të botës sipas raportit të bërit biznes të Bankës Botërore. Kjo pjesë e Evropës ka shumë mundësi dhe ofron shumë kapacitete për t’u bërë pjesë e botës së zhvilluar dhe për t’u bërë pjesë e ripërtëritjes ekonomike globale. Ky rajon është një urë e fortë duke pasur parasysh diversitetin e tij kulturor dhe fetar dhe luan një rol vendimtar për paqen dhe stabilitetin.Përfshirja e Evropës Juglindore do të zvogëlojë rrezikun e përsëritjes së konflikteve.  Do t’i bëjë qeveritë e vendeve në rajon përgjegjëse për avancimin e mirëqenies së qytetarëve të tyre, dhe të ndryshojnë perspektivën mbi vlerat demokratike që do të sjellin më shumë prosperitet ekonomik. Ne jemi vende të vogla me ekonomi të ndërvarura, që vazhdojnë të mbeten të pazhvilluara, që problemet zgjidhen me vështirësi, por të cilat po përpiqen t’i adoptohen tregut të hapur dhe të cilat i kanë shpëtuar gati plotësisht krizën financiare globale, pjesërisht për shkak të stabilitetit të tyre bankar.Si rajon dhe përkatësisht si vende, aftësitë tona janë të mëdha.  Ofrojnë një fuqi e të punëtore, të arsimuar dhe talentuar, mundësi të mëdha për investime për tërheqjen e kapitalit të huaj, një klimë biznesi që gjithnjë e më shumë po përmirësohet  në të gjithë rajonin, përfshirë Republikën e Kosovës. Si tërësi, rajoni është në kërkim të një mundësie të re për të prosperuar dhe për të qenë pjesë e pandashme e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet tona të përbashkëta.Shoqëritë në tranzicion nuk duhet të mbeten përgjithmonë të varura nga donacionet. Ato duhet të përpiqen për bashkëpunime ekonomike që sjellin përfitime të ndërsjella, drejt një ndërvarësie ekonomike që asnjëherë nuk do të prodhojë një rezultat “zero-sum”.Shkëlqesi të nderuara,Ne jemi mbledhur sot këtu për të kërkuar mënyra të reja të përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë dhe të rritjes së qëndrueshmërinë së vendeve tona përmes bashkëpunimit.Për ta bërë këtë, fokusi ynë kryesor me të drejtë  qëndron  në zhvillim ekonomik, emëruesin e përbashkët, për të ofruar atë që qytetarët tanë duan – punë, ekonomi të fortë, edukim të shëndoshë dhe qëndrueshmëri – në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë më shumë mundësi se sa ne kemi patur.Biseda që kemi filluar në këtë forum thekson se përgjigjja për suksesin tonë të përbashkët është përfshirja sepse nëpërmjet saj çdo vend do të ftohet për të mbajtur përgjegjësitë dhe mbi të gjitha për të ndërlidhur ekonomitë tona në kërkim të mënyrave të reja për të zgjidhur krizën me të cilën secili dhe çdo vend përballet.Ne duhet të gjejmë pikat e konvergjencës me anë të vullnetit të mirë dhe përfitimit të ndërsjellë, jo thjesht të  paracaktuar nga gjeografia apo historia, sepse shumë prej nesh këtu ndajnë më shumë se kaq. Ne ndajmë traditën dhe angazhimin ndaj vlerave të njëjta që vetëm mund të forcojnë lidhjet midis popujve tanë. Faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.