Sejdiu: Rrota e historisë nuk mund të ndalet dhe as të kthehet pas

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e vlerësoi sot irracionale qasjen e Rusisë ndaj Kosovës. Ai theksoi se Kosova është e pavarur mbi argumente të fuqishme, fillimisht mbi vullnetin e popullit të saj.
Presidenti Topi uron Presidentin e Kosovës, Sejdiu për nëshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të kufijve me Maqedoninë.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të të cilit përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë.
Tarja Laitiainen: Kosova ka të ardhme evropiane

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot ambasadoren e Finlandës në vendin tonë znj. Tarja Laitiainen, e cila i solli letrat kredenciale.
Presidenti Sejdiu bisedoi me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanon

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati sot një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas Gjorgje Ivanov.
Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuar sot themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Maqedonisë. Selia e Ambasadës do të jetë në Shkup.
Presidenti Sejdiu priti z. Michael Giffoni, Ambasador i Republikës së Italisë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti z.Michael Giffoni, Ambasador i Republikës së Italisë në vendin tonë. Ambasadori Giffoni shprehu përkushtimin e tij për detyrën që ka marrë si koordinator politik i BE-së në fascilitimin e rolit të BE-së në veriun e Kosovës, si pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së për Kosovën dhe proceset e saj.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Jaka

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Jaka, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, studiuesit e përkthyesit, prof.dr.Ymer Jaka.
Sejdiu: Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka pranuar dje Raportin e Progresit 2009 të Komisionit Evropian për Kosovën dhe Studimin “Kosova: në përmbushje të perspektivës së saj evropiane” nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddi. Në vijim po e japim deklaratën e Presidentit Sejdiu me rastin e marrjes së këtyre vlerësimeve për Kosovën:
Sejdiu: Republika e Kosovës faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon

“Unë jam i impresionuar me transformimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”, theksoi Sir John Stanley, kryesues i një delegacioni të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë në takimi që pati sot në Prishtinë me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin Hashim Thaçi.
Sejdiu: Zgjedhjet e 15 nëntorit të jenë shembull i pjekurisë politike dhe institucionale në shtetin tonë

Në patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), subjektet politike nënshkruan sot Kodin e Mirësjelljes për zgjedhjet lokale 2009. Përveç përfaqësuesve të subjekteve politike, në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, z.Christopher Dell, znj. Ingrid Johansson, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Suedisë, si kryesuese e radhës e BE-së, shefi i ICO-së, Peter Feith, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.