presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuar sot themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Maqedonisë. Selia e Ambasadës do të jetë në Shkup.

Dekretimi është bërë duke u bazuar në Nenin 84, pika 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 5, pika 1 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, dhe  pas konsultimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.