Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati sot një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas Gjorgje Ivanov.
Të dy presidentët konstatuan se nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve janë akte të rëndësishme, të cilat i hapin udhë thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërshtetëror, si dhe përpjekjeve të të dyja vendeve për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.Po ashtu, Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Ivanov diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.