presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Michael Giffoni, Ambasador i Republikës së Italisë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti z.Michael Giffoni, Ambasador i Republikës së Italisë në vendin tonë. Ambasadori Giffoni shprehu përkushtimin e tij për detyrën që ka marrë si koordinator politik i BE-së në fascilitimin e rolit të BE-së në veriun e Kosovës, si pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së për Kosovën dhe proceset e saj.

Presidenti Sejdiu vlerësoi lart mbështetjen që Republika e Italisë po i jep Kosovës në vazhdimësi.Gjithashtu, ai falënderoi z.Giffoni për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për Kosovën dhe shprehu vullnetin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me BE-në dhe gjithë institucionet e saj të përfaqësuara në Kosovë.Po kështu Presidenti kërkoi nga Ambasadori Giffoni që të shfrytëzojë influencën e tij për të siguruar pjesëmarrje aktive të qytetarëve serbë të komunave të veriut të Kosovës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. 

This site is registered on wpml.org as a development site.