Presidenti kërkon më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu mori pjesë në hapjen solemne të Panairit të produkteve bujqësore, në të cilin foli për prioritetet e përgjithshme të punës së institucioneve dhe bizneseve në zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Toka dhe produktet e saj janë baza e ekzistencës së një populli. Kjo është çështja esenciale të cilës duhet kushtuar vëmendjen më të madhe të mundshme.Insistimi themelor i Kosovës me pjesën mbështetëse legjislative dhe investuese duhet të jetë në punimin e mirë të të gjithë sipërfaqes së tokës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu mori pjesë në “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Prizrenit

10.10.2009. – “Populli shqiptar mburret me at Shtjefën Gjeçovin, çfarë njeriu ka pasur. Ishte njeri edhe i punës edhe i penës”, është shprehur Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, duke folur para pjesëmarrësve të manifestimit tradicional, të 38-tit me radhë, “Takimet e Gjeçovit”, që këtë vit u mbajtën nën patronazhin e Presidentit të vendit.

Presidenti Sejdiu uroi Presidentin Barack Obama

09.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu e ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e nderimit të tij me çmimi Nobel për Paqe. Në urim thuhet:

This site is registered on wpml.org as a development site.