presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Si çdo kryeqyteti tjetër në Evropën e bashkuar, edhe Prishtinës i nevojitet Ligji për kryeqytetin

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, dr. Isa Mustafa qëndruan sot në lagjen “Arbëria”, ku panë nga afër ecurinë e punimeve në unazës qendrore, që është njëri ndër investimet më të mëdha në kryeqytet.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se është kënaqësi të shohësh përfundimin e një projekti të madh që e ka bërë Komuna e Prishtinës.“Mendoj se është bërë një zgjedhje jashtëzakonisht e mirë në kuptimin urbanistik dhe infrastrukturor, në kuptimin e gjetjes së formulës më të mirë për ta lehtësuar qarkullimin e qytetarëve. Ky mbikalim dhe nënkalim, që lidhet edhe me hekurudhën, mendoj se do të ofrojë mundësi më të mëdha të qarkullimit pa pengesa. Pra, mbikalimi apo unaza e Arbërisë, është një emërtim shumë i mirë që lidhet me këtë lagje të bukur të Prishtinës, por edhe një mundësi e mirë e qarkullimit me pjesët e tjera të qytetit”, theksoi Presidenti Sejdiu.I pyetur nga gazetarët për zvarritjen e ligjit për Prishtinën, Presidenti Sejdiu tha: “Besoj se Qeveria do ta ketë parasysh nevojën që ka Prishtina si kryeqytet i vendit, ashtu siç parashihet edhe me Kushtetute, që të nxirret një ligj specifik për të, që të ketë një trajtim të veçantë, si çdo kryeqytet tjetër në Evropën e Bashkuar”.Po ashtu, Presidenti Sejdiu tha se është obligim edhe i institucioneve të vendit për ta nxjerrë një ligj të veçantë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera në Evropë. “Është borxh dhe obligim i Qeverisë dhe Parlamentit të nxjerrin një ligj të mirë për Prishtinën, është një projekt që është ofruar si bazë e mirë, ndaj është detyrë e Qeverisë dhe e parlamentarëve ta procedojnë sa më shpejt”, tha Presidenti Sejdiu.Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa, tha se ky projekt është ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prishtinës.“Është fjala për një investim rreth 3 milionë e gjysmë euro në unazë, për krijimin e infrastrukturës, e cila do të lehtësojë dukshëm qarkullimin në qytetin e Prishtinës”, pohoi ai.

This site is registered on wpml.org as a development site.