presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Vetëm mësuesit dhe prindërit dëshirojnë që nxënësit dhe fëmijët t’ua kalojnë atyre

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së kompleksit shkollor të kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan.

Presidenti i vendit, dr. Fatmir Sejdiu duke folur para nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, strukturave udhëheqëse të kolegjit, përfaqësuesve politikë nga Turqia, si dhe të pranishmëve të tjerë, u angazhua për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për suksese më të mëdha në arsim në përgjithësi.“Vetëm mësuesit dhe prindërit dëshirojnë që nxënësit dhe fëmijët t’ua kalojnë atyre”, theksoi Presidenti Sejdiu.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu foli edhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e cila ishte një nga vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe e ka përkrahur atë në të gjitha fushat.

This site is registered on wpml.org as a development site.