presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë

08.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Tomislav Karamarko, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Presidenti Sejdiu ka falënderuar për përkrahjen që Kroacia i ka dhënë dhe po i jep shtetit të Kosovës, ndërsa ministri Karamarko ka përsëritur se Republika e Kroacisë ka qenë dhe mbetet mik i përkushtuar i Republikës së Kosovës.
 

This site is registered on wpml.org as a development site.