Presidenti Sejdiu mori pjesë në përurimin e shkollës “Hyzriu dhe Samiu” në Letanc të Podujevës

08.10.2009. – “Nuk ka larje më të mirë të borxhit ndaj gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, sesa të punojmë mirë, të edukojmë mirë, të pajisim me njohuritë më të mira brezat e rinj”, ka theksuar sot Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, duke folur në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të shkollës fillore “Hyzriu dhe Samiu” në Letanc të Podujevës.

Fotolajm

08.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot përfaqësuesit e federatës së futbollit shqiptar në Gjermani dhe futbollistët e klubit “Kosova” që vepron në Frankfurt të Gjermanisë. Presidenti Sejdiu ka përgëzuar veprimtarët sportivë nga diaspora dhe futbollistët e rinj shqiptarë për angazhimin e tyre dhe organizimin për të marrë pjesë në gara zyrtare në shtetit gjerman.

Republika e Kosovës faktor i madh i paqes dhe i stabilitetit në rajon

06.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, dr.Sali Berisha. Në një takim të gjatë dhe vëllazëror, ata biseduan për marrëdhëniet mes dy vendeve, për marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim në shumë fusha, për përkrahjen që Republika e Shqipërisë po jep në procesin e rëndësishëm të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për një varg temash të tjera.

FJALA E PRESIDENTIT SEJDIU NË CEREMONINË E DEKORIMIT TË KRYEMINISTRIT BERISHA ME “MEDALJEN E ARTË TË LIRISË

“I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, I nderuari kryeministër Hashim Thaçi, Të nderuar deputetë dhe ministra, I nderuari z.Feit dhe Kermabo Të nderuar ambasadorë Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të misioneve diplomatike në Kosovë, Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinj, ” “Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, t?i shpreh mirëseardhjen më të përzemërt Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, i cili, pa dyshim, pati rol historik në ndryshimet dhe të arriturat e mëdha të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë gjatë dy dekadave të fundit. I nderuari Kryeministër Berisha, Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ju falënderojnë nga zemra për përkrahjen e parazervë që ju, Qeveria dhe i gjithë populli i Shqipërisë i keni dhënë Kosovës në vazhdimësi, dhe në çastet më të rënda të historisë sonë. Republika e Shqipërisë ka qenë përherë zë i artikuluar i mbështetjes së aspiratave legjitime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Shteti shqiptar është edhe sot i përkushtuar tërësisht për ta mbështetur Republikën e Kosovës. Ky përkushtim dëshmohet kudo dhe kurdo që Shqipërisë i jepet rasti të flasë për Kosovën dhe të drejtën e saj absolute për të qenë e lirë dhe e pavarur. I nderuar Kryeministër Berisha, Republika e Kosovës deri sot është njohur nga 62 shtete sovrane e demokratike të botës. Ne po punojmë që ky numër të rritet, sepse jemi të vendosur që procesin e pakthyeshëm të integrimit euroatlantik të vendit tonë ta përmbyllim me sukses. Duke ripohuar zotimin tonë për garantimin e plotë të lirisë dhe të të drejtave të secilit qytetar pa dallim etnie dhe besimi, ne ritheksojmë po ashtu se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë faktor i paqes, i stabilitetit dhe i së ardhmes prosperuese për tërë rajonin. Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Kryeministri Sali Berisha është dëshmuar si një lider vizionar dhe i vendosur në sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar. Ai me sukses punoi për Shqipërinë e integruar në institucionet euroatlantike dhe pati një rol vendimtar në transformimin e madh të Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave të fundit. Nën udhëheqjen e tij, si president dhe kryeministër, por edhe si lider i opozitës, Shqipëria doli nga izolimi shumëvjeçar dhe iu bashkua botës së lirë e demokratike. Me kënaqësi të jashtëzakonshme, sot themi se Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s, është në rrugë të mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe po shënon çdo ditë rezultate të pamohueshme ekonomike. Inaugurimi i autostradës Durrës-Morinë, ide e hershme e Presidentit Rugova, është një nga arritjet më të mëdha të Qeverisë Berisha, e cila duke jetësuar ?udhën e kombit? krijoi mundësi të reja për bashkëpunimin dhe afrimin në mes dy vendeve tona. Prandaj, duke i pasur parasysh të gjitha cilësitë e personalitetit dhe meritat e tij si lider politik e si burrështetas, dhe duke u mbështetur në kompetencat që me jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si President i vendit, unë sot e kam dekoruar Kryeministrin Berisha me ?Medaljen e Artë të Lirisë?. Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë tanë! “

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano

05.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin e ka ngushëlluar për humbjen e jetës së mbi 20 qytetarëve të shtetit italian, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin e Sicilisë. Në telegram thuhet:

Sejdiu: Kemi vetëm një vizion – Kosovën demokratike dhe të integruar në BE e në NATO

05.10.2009. – “Ne nuk kemi vizion tjetër nga ai që është themelori, pra një Kosovë demokratike e të gjithë qytetarëve, një Kosovë e integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë sot Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu në konferencë e përbashkët për media me kryeministrin Hashim Thaçi dhe shefin e ICO-s, z.Peter Feith, pas drekës së punës me përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën (ISG).

This site is registered on wpml.org as a development site.