presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Partisë së Re Demokratike

01.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Partisë së Re Demokratike (NDS), me seli në Prizren, kryesuar nga Emilia Rexhepi, kryetare.

Drejtuesit e kësaj partie e kanë njoftuar Presidentin Sejdiu me aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit kryesisht në komunën e Prizrenit dhe të Sharrit, ku edhe do të jetë pjesë e garës për pushtetin lokal në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 15 nëntor.  

This site is registered on wpml.org as a development site.