...

Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Itali

01.10.2009. – Albert Prenkaj është dekretuar sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, me seli në Romë.

Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-005-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Italisë, si dhe pas marrjes së pranimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.

This site is registered on wpml.org as a development site.