presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Të intensifikohet komunikimi ndërshtetëror në fushën e mjekësisë

30.09.2009. – Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Diagnostifikimin e Gripit në Institutin e Shëndetit Publik.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se inaugurimi i kësaj qendre është një moment tepër i rëndësishëm për shëndetësinë e  Kosovës.“Kjo qendër është e para e këtij lloji në rajon, e cila duhet të jetë një qendër e rëndësishme e komunikimit ndërshtetëror edhe me shtetet e tjera, në mënyrë që të arriturat më të mira dhe më të reja shkencore të aplikohen edhe në teknologji, por edhe në pjesën e diagnostikës në shërbim të mirë të qytetarëve”, theksoi Presidenti Sejdiu. Duke e falënderuar Bankën Botërore për investimin e bërë, Presidenti përgëzoi për procedurën e shpejtuar të përfundimit të punimeve me një teknologji shumë të mirë si dhe u angazhua për komunikim ndërshtetëror të vendeve të rajonit në fushën e mjekësisë.Në këtë ceremoni nga një fjalë të shkurtër mbajtën edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe drejtori i Bankës Botërore për Prishtinë, z. Ranjit Nazak. 

This site is registered on wpml.org as a development site.