Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Partisë së Re Demokratike

01.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Partisë së Re Demokratike (NDS), me seli në Prizren, kryesuar nga Emilia Rexhepi, kryetare.
Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Itali

01.10.2009. – Albert Prenkaj është dekretuar sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, me seli në Romë.
Sejdiu: Të intensifikohet komunikimi ndërshtetëror në fushën e mjekësisë

30.09.2009. – Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Diagnostifikimin e Gripit në Institutin e Shëndetit Publik.
Presidenti Sejdiu uroi kancelaren Angela Merkel

29.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi zonjës Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së saj Kancelare e Gjermanisë. Në vijim po e japim të plotë telegramin e urimit:
Ndërtimi i parqeve mundësi e mirë për frymëmarrje më të lehtë dhe vend rekreacioni për qytetarët

29.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati si dhe me kryetarin e Prishtinës, z. Isa Mustafa mori pjesë në përurimin e parkut në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Fotolajm

29.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim z. Alain Van Gucht, shef i ri i Misionit diplomatik belg në Prishtinë.
Presidenti Sejdiu u kthye nga vizita në SHBA

27.09.2009. – Pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe gjatë kohës së zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së takoi një numër të madh kryetarësh dhe përfaqësues shtetesh, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu është shprehur shumë optimist për rezultatet e këtyre takimeve, duke theksuar se ato mund të rezultojnë së shpejti me njohje të reja të Republikës së Kosovës nga disa shtete.
Takime të ngjeshura të Presidentit Sejdiu gjatë vizitës në SHBA

26.09.2009. – Presidenti Sejdiu takoi Presidentin e Malawi-t – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati takim të ngrohtë me Presidentin e Malawi-t, z. Bingu wa Mutharika, me të cilin bisedoi për zhvillimet historike dhe politike në Kosovë, duke paraqitur argumentet në favor të pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj.
Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers

25.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu të enjten pati një takim të gjatë me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers, të cilin e njoftoi në detaje për zhvillimet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, sidomos në aspektin e ndërtimit të institucioneve shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Zatlers për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës me njohjen e pavarësisë së saj si dhe me kontributin e dhënë në qasjen ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës.
Zëvendës-ndihmës- sekretari Jones e siguron Presidentin Sejdiu për përkushtimin e SHBA për Kosovën

25.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu u takua dje me zëvendës-ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit Stuart E. Jones. Në takim, Presidenti Sejdiu e njoftoi z.Jones për zhvillimet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti ynë.