29.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim z. Alain Van Gucht, shef i ri i Misionit diplomatik belg në Prishtinë.
Presidenti Sejdiu i dëshiroi mirëseardhje z. Gucht duke e falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë Mbretëria e Belgjikës Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa z.Gucht ripërsëriti përkushtimin e vendit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit midis Belgjikës dhe Kosovës.