DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ndërtimi i parqeve mundësi e mirë për frymëmarrje më të lehtë dhe vend rekreacioni për qytetarët

29.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati si dhe me kryetarin e Prishtinës, z. Isa Mustafa mori pjesë në përurimin e parkut në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Presidenti Sejdiu e çmoi lart investimin që ka bërë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Pushtetit Lokal, për realizimin me prioritet të projekteve në mënyrë që qytetarët e Prishtinës të kenë frymëmarrje më të mirë si dhe mundësi më të mëdha të rekreacionit dhe pushimit.Presidenti bëri thirrje që të ruhet ambienti i ri i sapokrijuar, duke përfshirë kujdesin për lulet dhe barin dhe mirëmbajtjen e pastërtisë nëpër stazat e bukura të sapondërtuara.“Paralelisht dua të them se sa është borxhe i komunës dhe i institucioneve të tjera për të mbajtur të mirë këtë projekt dhe këtë realizim, është po ashtu  borxh i qytetarëve që ta ndjejnë si të vetin dhe të kujdesen veçanërisht për të qenë faktorë të mirë bashkëpunues edhe me mekanizmat e tjerë mirëmbajtës, sepse rrita dhe zhvillimi i brezave të ri lidhet edhe me edukimin esencial në familje”, theksoi Presidenti.Ndërkaq, Kryetari Mustafa premtoi vazhdimin e këtyre aktiviteteve në mënyrë që qytetarëve t’u bëhet jeta më e mirë si dhe një ambient më të këndshëm për fëmijët.Parku i Ulpianës është ndërtuar me mbështetje të Ministrisë së Pushtetit Lokal, është projekt i përbashkët në të cilin Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka investuar 100.000 euro, ndërkaq Komuna e Prishtinës ka investuar  350.000 euro në ndërtimin e trotuareve, rrugëve dhe infrastrukturës tjetër.

This site is registered on wpml.org as a development site.