presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti rikonfirmoi mbështetjen për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

02.10.2009. – Presidenti Sejdiu, Ministrja e Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi dhe kryetari i Gjakovës, z. Pal Lekaj vizituan nënat nga Gjakova të cilët para disa ditësh ndërprenë grevën shumëditëshe për ndriçimin e fatit të më të dashurve të tyre.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe të institucioneve të tjera për ndriçimin e fatit të të zhdukurve si dhe identifikim e mbetjeve mortore.Ai shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit që të punojnë pandërprerë dhe me intensitet të shtuar që të gjendet formula më e mirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzve të vendit tonë.“Ka rezultate të drejtpërdrejta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe do të vazhdohet një punë me intensitet të shtuar që të gjendet formula më e mirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzve tanë”, pohoi Presidenti Sejdiu.Presidenti foli edhe për vështirësitë e këtij procesi si dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për zbardhjen e fatit të njerëzve tanë.“Nuk është lehtë të bëjmë identifikimin e mbetjeve mortore dhe ndriçimin e fatit të njerëzve që na mungojnë, me ritmin që dëshirojmë, për arsye se kemi të bëjmë me atë që ka dashur të na zhbëjë totalisht”, theksoi Presidenti.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu, u tha nënave gjakovare, se Kosovës i duhen dëshmitë e tyre të cilat janë një provë plus e dëshmisë për krimin e bërë mbi Kosovën. “Na duhet tregimi juaj për atë që ka ndodhë”, theksoi Presidenti dhe si elaborim përmendi emrin e librit të kujtimeve të vështira që ka pasë At Zef Pllumi “Rrno për me tregue”.Ndërkaq, Ministrja Kelmendi, foli për angazhimet konkrete e fundit pas ndërprerjes së grevës së nënave të Gjakovës, lidhur me konfirmimin e rasteve të reja të identifikuara, raportet antropologjike të autopsisë, ekzaminimit të mbetjeve mortore dhe analizave nga ICMP të cilat po bëhen me përkrahjen profesionale të EULEX-it. 

This site is registered on wpml.org as a development site.