08.10.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot përfaqësuesit e federatës së futbollit shqiptar në Gjermani dhe futbollistët e klubit “Kosova” që vepron në Frankfurt të Gjermanisë. Presidenti Sejdiu ka përgëzuar veprimtarët sportivë nga diaspora dhe futbollistët e rinj shqiptarë për angazhimin e tyre dhe organizimin për të marrë pjesë në gara zyrtare në shtetit gjerman.
Ai ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës do jenë gjithmonë të gatshme të ndihmojnë të gjitha aktivitetet sportive e kulturore në diasporë.