Presidenti Behgjet Pacolli u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes për të dy vendet.
Presidenti Pacolli pritet në mënyrë madhështore nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që nga zgjedhja e tij në postin e Presidentit po e zhvillon në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi.
Pacolli: Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, është humbje e madhe për të gjithë popujt liridashës

Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe popullin amerikan.
Presidentit Behgjet Pacolli në vizitë zyrtare në Shqipëri më 21 e 22 mars

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë më 21 e 22 mars në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi.
Presidenti i Kosovës përshëndet intervenimin e forcave të NATO-s kundër caqeve ushtarake në Libi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli përkrah intervenimin ushtarak të disa vendeve anëtare të NATO-s kundër ushtrisë së diktatorit Gadafi, e cila me javë të tëra ka terrorizuar popullin e vet.
Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 19 mars

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 19 marsPresidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli pret në takim z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë.Dita: E shtunë, 19 marsKoha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101 P.S.: NGA KY TAKIM MEDIAT MUND TË MARRIN VETËM PAMJE!
Presidenti Pacolli priti z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.
Universiteti Evropian i Tiranës nderon Presidentin Behgjet Pacolli me titullin e nderit Doctor Honoris Causa

Universiteti Evropian i Tiranës (UET), i ka akorduar titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Behgjet Pacolli. Këtë titull UET do t`ia dorëzojë Presidentit Pacolli, në një ceremoni solemne që do të mbahet të martën në kuadër të vizitës shtetërore që Presidenti do të zhvillojë në Shqipëri.
Presidenti Pacolli ua uroi besimtarëve bektashinj Festën e Sulltan Nevruzit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit.
Manifestimi Ditët e Shqipes mbahet në patronazhin e Presidentit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të përbërë nga udhëheqës të Betejës së Koshares, të prirë nga Rrustem Berisha.