Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar sot vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.
Presidentit Behgjet Pacolli përmbylli me shumë aktivitete vizitën zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në ditën e dytë dhe përmbyllëse të vizitës në Republikën e Shqipërisë ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh.
VIZITA ZYRTARE E PRESIDENTIT PACOLLI NË SHQIPËRI, 21-22 MARS
Presidentit Behgjet Pacolli në vizitë zyrtare në Maqedoni më 23 e 24 mars

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë më 23 e 24 mars në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.
Presidentit Pacolli u nderua me çmimin Honoris Causa në Universitetin Evropian të Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, në një ceremoni solemne, u nderua sot me çmimin “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, ministra të Qeverisë së Shqipërisë e të Qeverisë së Kosovës, profesorë, studentë e mysafirë të tjerë të shumtë.
Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi, vendosi sot kurora lulesh dhe bëri homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë.
Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e LSI, z.Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), z.Ilir Meta, me të cilin diskutoi për një varg temash të rëndësishme për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe për projektet e përbashkëta dhe vazhdimin e punës për sigurimin e sa më shumë njohjeve për Kosovën, por edhe për trasimin e rrugës së saj drejt integrimeve euroatlantike.
Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u takua me z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Edi Rama ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua sot edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së tij, zotit Behgjet Pacolli, në Parlamentin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vizitoi sot Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.