DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Edi Rama ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua sot edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.

Z.Rama, me këtë rast, ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës, duke çmuar lart personalitetin e Presidentit të Kosovës, z.Pacolli.“Besoj se këtë çelës e kam merituar. Do të jap kontributin tim për Bashkinë e Tiranës, që është kryeqyteti edhe i Kosovës edhe i kombit”, tha me këtë rast Presidenti Pacolli.“U njoftova nga kryebashkiaku Rama për mbarëvajtjen e punëve në Tiranë, në fushën e urbanizimit në Tiranë. E urova për punën që është duke bërë dhe do të doja që Tirana të shërbejë si shembull i mirë edhe për qytetet e tjera”, shtoi Presidenti Pacolli.“Ishte një moment jashtëzakonisht i këndshëm. Do të vij për vizita edhe shumë herë. Aty ku ndërtohet, aty ku krijohet, aty është edhe vendi im”, tha ai.Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës, z.Rama u shpreh pas takimit: “Ishte një ditë e bukur pranvere në Tiranë dhe nuk kishte ditë më të përshtatshme për të mirëpritur presidentin e ri të Kosovës, duke i dhënë në dorë çelësin e qytetit dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, dorën e bashkëpunimit, dorën e një lidhjeje që bëhet gjithmonë e më e fortë mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ndërkohë që kufiri të bëhet gjithmonë e më simbolik”. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.