presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentit Behgjet Pacolli përmbylli me shumë aktivitete vizitën zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në ditën e dytë dhe përmbyllëse të vizitës në Republikën e Shqipërisë ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh.

Pas marrjes së Çmimit “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës, Presidenti Pacolli mori pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet, të cilët diskutuan një varg temash rreth mundësive të shtimit të bashkëpunimit mes të dy vendeve. “Njerëzit e biznesit flasin pak, por veprojnë shumë. Veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve. Prandaj, të jesh njeri i biznesit, një njeri i veprimeve, është shumë me rëndësi. Nuk do të kishte sens politika pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenie. Politika ka sens vetëm atëherë kur krijohet mirëqenia për qytetarët. Çdokush nga politika që mendon se është në rrugë të mirë dhe ka harruar hallet e qytetarit, ka harruar mirëqenien e qytetarit, ka harruar se ai është në shërbim të qytetarit, e ka gabim. Asnjëherë të mos jenë të ndara politika dhe biznesi. Politika të jetë ndoshta shumë herë në dispozicion të biznesit. Atëherë jemi në rrugë të mirë”, theksoi ndër të tjera Presidenti Pacolli, duke iu drejtuar përfaqësuesve të biznesit. Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashegimtari i Fronit Mbreteror,Trashegimtari i Fronit Mbreteror,Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu, me të cilin, në një takim të ngrohtë e miqësor, bisedoi për një varg temash me interes për të dy vendet. Pastaj, Presidenti Pacolli vizitoi edhe Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore. I pritur ngrohtësisht nga udhëheqësit e Kryegjyshatës dhe nga shumë qytetarë, ai i uroi ata për festën e Sulltan Nevruzit, duke u dëshiruar shëndet, fat dhe të gjitha të mirat. Presidenti Pacolli po kështu vizitoi qytetin e Krujës, ku ai u prit nga prefekti i Qarkut të Durrësit, që mbulon edhe Krujën, z.Genc Alizoti, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Krujës, z.Lulzim Guni. Me këtë rast, Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi në vizitë, vizitoi Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër në këtë qytet. Ndalesa e fundit e vizitës së Presidentit Pacolli në Shqipëri ishte vizita në qytetin e Lezhës, ku ai disa muaj më parë edhe është shpallur qytetar nderi. Ai u prit nga prefekti i Lezhës, z.Pal Dajçi dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tushaj, si dhe nga qytetarë të shumtë të këtij qyteti. Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.