Presidenti Pacolli inkurajon rritjen e eksportit të mallrave kosovare në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, morën pjesë sot në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive të rëndësishme të të dyja vendeve.
Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 25 mars

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 25 mars Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z.Michael Spindelegger. Dita: E premte, 25 mars Koha: 09:45 Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101 ***** Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli mban një konferencë për media. Dita: E premte, 25 mars Koha: 12:00 Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101
Presidenti Pacolli vazhdon vizitën në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.
Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot edhe me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani.
Takimi i radhës i Presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi do të mbahet në Ohër më 12 korrik

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka bërë të ditur sot se takimi tradicional i Presidentëve të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov e Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sivjet do të mbahet në Ohër më 12 korrik 2011.
Presidenti Pacolli: 24 Marsi – ngjarje e madhe historike që i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë një deklaratë me rastin e 24 marsit, 12 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.
Presidenti Pacolli: Epopeja e 24 marsit në Gllogjan është një datë që nuk njeh harresë

Me rastin e 13-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i është drejtuar me një letër Hilmi Haradinajt, Familjes Haradinaj, z.Avdyl Mushkolaj, udhëheqës i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Dukagjinit dhe anëtarëve të kësaj organizate.
Presidenti Pacolli, në Shkup, vuri kurora lulesh para Shtatores së Skënderbeut dhe para varrit të Goce Delçevit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së sotme në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Presidentit Behgjet Pacolli u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Vasko Naumovski

Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikë n e Maqedonisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim edhe me zëvendëskryeministrin z.Vasko Naumovski.
Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe delegacioni që e shoqëron u takuan sot me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Velanovski.