presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Takimi i radhës i Presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi do të mbahet në Ohër më 12 korrik

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka bërë të ditur sot se takimi tradicional i Presidentëve të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov e Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sivjet do të mbahet në Ohër më 12 korrik 2011.

Ky takim, i njohur ndryshe si minisamit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tash ai do të mbahet në Ohër.“Nga ky takim presim të dalim me një deklaratë e cila do ta theksojë rëndësinë e lidhjes infrastrukturore në regjion. Shpresoj se ky proces do të vazhdojë. Theksi vihet mbi çështjet infrastrukturore, sepse mendojmë se është shumë e rëndësishme të mundësojmë lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave”, tha Presidenti Ivanov.Ndërsa, duke folur për këtë takim, Presidenti Pacolli theksoi: “Unë jam ithtar i madh i takimeve, i bashkëbisedimeve. Gjithmonë aty ku trajtohet ardhmëria. Aty ku bisedohet për ardhmërinë, ato biseda nuk mund të kuptohen ndryshe pos krijimit të mundësisë për një jetë më të mirë të qytetarëve. Unë do të doja që takimi i ardhshëm në Ohër të mos jetë vetëm mes presidentëve të Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë e Kosovës, por të jen aty prezentë edhe presidenti i Serbisë dhe presidenti i Greqisë. Pse jo! Është shumë e qartë se një ditë ne do të ulemi edhe me këta presidentë dhe do të debatojmë për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë”.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.