presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli vazhdon vizitën në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

Pas takimeve të ditës së parë, në mbrëmje Presidenti Gjorgji Ivanov ka shtruar një darkë zyrtare për Presidentin Pacolli dhe delegacionin e Republikës së Kosovës, në të cilën ai edhe një herë ka folur për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona dhe ka shprehur gatishmërinë për angazhimin për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Sot, në ditën e dytë të vizitës, Presidenti Pacolli, i shoqëruar nga Presidenti Ivanov, do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të biznesit të të dyja vendeve.

Në agjendën e ditës së dytë të vizitës janë paraparë edhe disa takime në Shkup, si dhe vizita në komunën  e Tetovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.