presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Manifestimi “Ditët e Shqipes” mbahet në patronazhin e Presidentit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të përbërë nga udhëheqës të Betejës së Koshares, të prirë nga Rrustem Berisha.

Në një takim të gjatë dhe miqësor, u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe sidomos për përgatitjet për shënimin e përvjetorit të Betejës së Koshares. Sipas traditës, manifestimi “Ditët e Shqipes”, që organizohet çdo vit në shënimin e kësaj beteje të lavdishme të luftës së fundit në Kosovës, organizohet nën patronazhin e Presidentit të vendit. Edhe këtë vit, ky përvjetor do të organizohet nën Patronazhin e Presidentit të Republikës, z.Behgjet Pacolli, i cili e pranoi me kënaqësi kërkesën që institucioni që ai drejton të përkujdeset për shënimin sa më dinjitoz të përvjetorit të Betejës së Koshares. Manifestimi “Ditët e Shqipes” përfshin tri manifestime kryesore: shënimin e 9 prillit, datës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, 11 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit Agim Ramadani, dhe 19 prilli, dita e rënies së Heroit të  Kombit Sali Çeku.

This site is registered on wpml.org as a development site.