presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti drejtuesit e BSPK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim një delegacion të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të kryesuar nga Haxhi Arifi, kryetar.

Z.Arifi e njoftoi Presidentin Pacolli me organizimin e BSPK-së dhe përgjithësisht për gjendjen ekonomike në vend. Ai ritheksoi edhe një herë gjendjen e rëndë të punëtorëve, që përfaqëson ky organizëm dhe përpjekjet që po bëhen, në bashkëpunim me institucionet e vendit, për kapërcimin e kësaj gjendjeje. Kryetari i BSPK-së foli edhe për gjendjen e krijuar pas premtimeve për rritjen e pagave të punëtorëve të një varg sektorësh, rritje kjo që është shtyrë deri në miratimin e buxhetit për këtë vit. Ai shfaqi shpresën e tij dhe të punëtorëve se rritja e pagave do të realizohet. Presidenti Behgjet Pacolli nga ana e tij tha se vlerëson lart punën dhe kontributin e BSPK-së, si një zëdhënëse dhe përfaqësuese e interesave të punëtorëve të Kosovës. Presidenti Pacolli dhe delegacioni i BSPK-së diskutuan për nevojën e ngritjes së pagave, që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e punëtorëve, por biseduan edhe për gjendjen jo të lehtë ekonomike, në të cilën po kalon vendi, e sidomos për nevojat e mëdha për investime kapitale dhe për vështirësitë e mbulimit të këtyre investimeve.

This site is registered on wpml.org as a development site.