DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentit Behgjet Pacolli në vizitë zyrtare në Shqipëri më 21 e 22 mars

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë më 21 e 22 mars në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Pacolli do të shoqërohet nga disa ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe nga përfaqësues të biznesit.Presidenti Pacolli do të pritet në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si dhe zyrtarë të tjera të lartë të shtetit shqiptar e përfaqësues të spektrit politik.Gjithashtu, Presidenti Pacolli do t’i drejtohet me një fjalë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, do të vizitojë Universitetin Evropian të Tiranës, ku atij do t’i ndahet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”, do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri dhe një varg aktivitetesh të tjera. Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Pacolli do të vizitojë edhe qytetet e Krujës e të Lezhës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.