Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 21 janar

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 21 janar   Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e gjashtëvjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, fillimisht viziton Familjen Rugova, ndërkaq më pas bënë homazhe te Varri i Presidentit dr. Ibrahim Rugova.    Dita: E shtunë, 21 janar 2012 Koha:  10:00 Vendi: Velani   ***************************************************** Nën Patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga,  me rastin e gjashtëvjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova mbahet Akademi Përkujtimore, me ç’rast  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalën e rastit.   Dita: E shtunë, 21 janar 2012 Koha:  11:00 Vendi: Teatri Kombëtar, Prishtinë

Presidentja Jahjaga u takua me sheikun Mohamed bin Zayed al Nahyan

Abu Dhabi, 17 janar 2012 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë Samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës, zhvilloi sot një takim të veçantë dhe shumë miqësor me sheikun Mohamed bin Zayed al Nahyan, në patronazhin e të cilit po mbahet edhe samiti.

This site is registered on wpml.org as a development site.