Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror për të Ardhmen e Energjetikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Samitit Botëror për të Ardhmen e Energjetikës, që po organizohet në patronazhin e sheikut Mohamed bin Zayed al Nahyan në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve.
Presidentja Jahjaga udhëtoi për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.
Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) , të udhëhequr nga kryetari i Bordit, Ymer Havolli.
Deklaratë e Presidentes Jahjaga për protestën e paralajmëruar të Lëvizjes Vetëvendosje

Paralajmërimi i Lëvizjes “Vetëvendosje” për organizimin e protestave paqësore, për bllokimin e mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, dhe për bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë ka nxitur shqetësimet për mbarëvajtjen e këtyre protestave dhe për efektin e këtyre veprimeve.
Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zotëri Trajko Veljanovski. Kryetari Veljanovski tha se kjo është vizita e tij e parë në Republikën e Kosovës dhe i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shumë të mira.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 10 janar

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 10 janar Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim z.Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Dita: E martë, 10 janar Koha: 13:00 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.
Mesazhi i urimit i Presidentes Jahjaga me rastin e Krishtlindjes ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i uroi sot të gjithë besimtarët ortodoksë serbë dhe qytetarët e vendit me rastin e Krishtlindjes ortodokse.
Presidentja Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi Presidentit Ivanov

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi sot një telegram ngushëllimi Presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me rastin e vdekjes së ish-Presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Presidentja Jahjaga vizitoi QKUK-në dhe Policinë e Kosovës në Merdar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në natën e ndërrimit të moteve, vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo takoi nënën që lindi fëmijën e parë të vitit 2012 në këtë qendër, si dhe i uroi asaj për fëmijën e lindur, duke i dëshiruar vajzës jetë të gjatë dhe të lumtur.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 31 dhjetor 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në natën e ndërrimit të motmoteve, do të vizitojë sonte pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në detyrë në vendkalimin kufitar në Merdar. Presidentja do të mbërrijë në Merdar në orën 01:20.