presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga udhëtoi për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.

Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve. Mes pjesëmarrësve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota. Gjatë pjesëmarrjes në samit, Presidentja Jahjaga do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të larta botërore. Samiti do të mbahet nën patronazhin e emirit të Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al Nahyan. Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë njohur Republikën e Kosovës më 14 tetor 2008.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.