Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në natën e ndërrimit të moteve, vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo takoi nënën që lindi fëmijën e parë të vitit 2012 në këtë qendër, si dhe i uroi asaj për fëmijën e lindur, duke i dëshiruar vajzës jetë të gjatë dhe të lumtur.
Ajo gjithashtu përgëzoi mjekët dhe personelin tjetër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK si dhe në të gjitha klinikat e tjera, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.Në vijim, rreth orës 01:30, Presidentja Jahjaga vizitoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në natën e ndërrimit të motive kryenin detyrën e tyre në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar afër Podujevës.Presidentja Jahjaga i uroi ata fillimisht për punën e rëndësishme që kryejnë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të atdheut.Ne të gjithë jemi të përkushtuar që t’i kryejmë detyrat tona, obligimet tona, përgjegjësitë tonë. Gjithsesi këto duhet t’i kryejmë në mënyrë të drejtë, të jemi të pakompromis në sundimin e rendit dhe të ligjit, u tha atyre Presidentja Jahjaga.Prezenca ime sonte këtu është simbolike, por është edhe një dëshmi që ne, institucionet e Republikës së Kosovës, jemi të përkushtuar që t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe obligimet tona që rrjedhin dhe burojnë ngta mandati i popullit, vijoi Presidentja Jahjaga.Ju uroj shumë fat, shumë gëzime për ju dhe familjet tuaja. Që të keni sukses në punë dhe do ta keni përkrahjen time të vazhdueshme si Presidente e vendit. Policia e Kosovës është një nga institucionet më të respektuara në vendin tonë dhe është një shembull i mirë në rajon, tha ndër të tjera Presidentja Atifete Jahjaga.Ndërsa drejtori rajonal i Veriut i Policisë Kufitare të Kosovës, Kapiten Hilmi Mehmeti, duke e vlerësuar lart vizitën e Presidentes së Kosovës në këtë vendkalim kufitar, theksoi se kjo vizitë e Presidentes është shumë domethënës për Policinë Kufitare.Ai tha se vizita e Presidentes dhe mbështetja e saj është motiv shtesë për punën e Policisë Kufitare, për kufij të kontrolluar dhe qarkullim të lirë për të gjithë qytetarët të cilët kalojnë përmes kësaj pike kufitare.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR